BallinaBallina  ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Tė nderuar anėtarė dhe vizitor, sė shpejti do tė aktivizohet domain-i me emrin gjelikosovar. Ju ftojmė tė sjellni shėnime pėr kėtė rac autoktone si dhe per sportet tjera. Tė nderuar anėtarė megjithėse administratorėt dhe moderatorėt e kėtij forumi do mundohen tė fshijnė ose redaktojnė shkrime tė kundėrshtueshme sa mė parė, mirpo ėshtė e pamundur qė tė rishikohet cdo mesazh. Prandaj ju duhet tė kuptoni se mesazhet e postuara nė kėtė forum janė shprehje e opinionit tė autorit dhe jo tė administratorit, moderatorėve apo webmasterit (pėrvec rasteve kur kėta tė fundit janė autorė tė shkrimeve) dhe ata nuk mund tė mbahen pėrgjegjės.  Ju falenderojme, stafi i forumit !

Share | 
 

 Liqeni i Ohrit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Naki
WebMaster


Numri i postimeve : 69
Lokacioni : Lipjan
Registration date : 11/09/2007

MesazhTitulli: Liqeni i Ohrit   Mon Jan 14, 2008 7:17 pm

Liqeni i Ohrit, gjendet nė juglindje tė Shqipėrisė. Shtrihet nė territoret e Shqipėrisė dhe Maqedonisė, duke shėrbyer edhe si territor lidhės ujor ndėrmjet dy shteteve tradicionalisht me njė fqinjėsi shumė tė mirė dhe me shumė lidhje gjaku nė tė dyja anėt e liqenit, ku bėjnė pjesė qytetet Pogradec-Ohėr-Strugė. Sipėrfaqja e liqenit ėshtė 363 km2, prej sė cilės ne kemi 111 km2, domethėnė mė shumė se njė tė tretėn e tij. Ky liqen, me tė drejtė, ėshtė shpallur vlerė botėrore dhe hyn nė trashėgiminė botėrore. Administrohet nga UNESCO, e cila dhe ka financuar pėr programe dhe projekte pėr mbrojtjen e pastėrtisė sė liqenit, pėr ruajtjen e specieve qė jetojnė dhe popullojnė Liqenin e Ohrit, ku veēohet familja e koranit (Salmo Lenica), belushka (Salmothymus Ohridanus), si dhe familja e krapit (Cyprinus Caripio Line) e shumė tė tjera tė rėndėsishme. Ky liqen ėshtė me tė vėrtet mė i bukuri nė botė. Ky liqen ėshtė i pėrjetshėm.ėshtė njė burim i pashtershėm i prodhimit tė shijshėm tė atij peshku, qė popullon kėto ujra dhe qė, po t’i llogaritėsh nė sipėrfaqen prej 3630 hektarė sipėrfaqe ujore, bėjnė me mijėra e mijėra tonelata peshk, prodhimi vjetor, prej tė cilit peshku pėrfaqėsues i ujrave tė ėmbla ėshtė familja e krapit.
Kėtij krapi autokton tė Liqenit tė Ohrit, i pazėvendėsueshėm nė shije me asnjė krap tė sė njėjtės familje qė popullojnė liqenet e Shkodrės, Prespės apo dhjetėra rezervuarve nė tė gjithė vendin. Pra, ėshtė ky peshk qė e bėn Pogradecin e rrethinat e tij tė preferuara pėr turizmin vendor; ėshtė aktiviteti i gjuetisė sė peshkimit burim punėsimi pėr qindra e qindra familjarė e kryefamiljarė, qė jetojnė e mbijetojnė me ushtrimin e kėtij profesioni. E nė funksion tė popullimit tė liqenit me rasat peshku tė familjes sė koranit e krapit funksiononin dy ekonomi pėr rritjen e rasatit tė Koranit nė fshatin Lin, e cila vlen tė theksohet, sepse aty bėhet njė punė shumė e mirė, falė edhe investimit tė shtetit dhe UNESCO-s dhe duhet thėnė se kjo ekonomi rritje shėrben si distributor pėr tė populluar liqenin nė vazhdimėsi ēdo vit. Njė dorė e zezė, pėrfaqėsues i faqezinjve qeveritarė me veprime, nė dukje dashamirėse, kanė marrė njė vendim me nr. 74, i firmosur nė maj 2005, ku Ministria Ndėrtimit, Territorit e Turizmit me Ministrinė e Bujqėsisė e Ushqimit pėrpilojnė kėtė akt normativ, me anėn e tė cilit, me njė tė rėnė tė lapsit eliminojnė ekonominė e rritjes sė rasatit tė krapit me vendndodhje Zagorēan (me sipėrfaqe 9 ha), e cila shėrbente si ekonomi e rritjes sė lirė pėr popullimin e liqenit tė Ohrit me rasat krapi, duke ia kaluar Ndėrmarrjes sė Ujėsjellės-Kanalizimeve, qė kjo tė shėrbejė si pika fundore e kolektorit pėr derdhjen e ujrave tė zeza. Dhe rasati i krapit pėr popullimin e Liqenit tė Ohrit, nė njė sasi prej 300 000 krerė, do tė ngarkohet (me njė urdhėr peshku) Ekonomia e Rritjes sė Rasatit nė Zagorēan, qė ėshtė i vetmi nė tė dyja anėt e liqenit, tė transferohet nė Zvezdė tė Korēės. Duke qenė mundėsia qė dekantori i kolektorit tė ndėrtohet pa e cėnuar kėtė ekonomi, mbasi ekziston njė sipėrfaqe toke shtetėrore joproduktive, qė s’u ėshtė ndarė anėtarėve tė kooperativės, e bashkėngjitur me ekonominė e rritjes sė rasatit, qė fare mirė mund tė shėrbejė si pjesa fundore e kolektorit. I madhi Didėro thoshte: “Natyra nuk ka bėrė pėrsosmėrira, por dora e saj shekullore ka mundur t’i korrigjojė gabimet”. Dhe nė rastin tonė, liqeni i Ohrit kishte lagunėn e tij, Blatėn e Starovėn, ku, njė pjesė e saj, e ndodhur mbi Volorekėn (Driloni), me atė shtresė tė tokės torfike moēalore, e populluar me shumė bimė kallamash, e mbrojtur nga erėrat e ftohta dhe e eskpozuar nga dielli, ishte vendstrehimi dhe dimėrimi i krapit dhe nė pranverė (prill-maj). Aty riprodhoheshin (hidheshin) vezėt, tė cilat kishin kushte ideale mbase pėr t’u ushqyer mbas ēeljes. Nė sajė tė ushqimit tė bollshėm, tė nevojshėm nė atė fazė, sikurse ėshtė planktoni dhe lloj-lloj gjallesash tė tjera bimore e shtazore, dhe prej kėtej, kur arrinin njė peshė mbi 5-10 g, drejtoheshin pėr mė ujrat e bollshme dhe tė pastra tė liqenit. Thoshte Lasgushi “i gjorė”: “Thonė tė huajt pėr Vjenėn se ėshtė e bukur dhe se kėtė e ka bėrė dora e njeriut, se ata nuk kanė parė bukurinė e Pogradecit, qė e ka bėrė me duart e tij Zoti vetė” dhe, mbase, Lasgushi “shpėtoi” qė vdiq, se po tė ishte gjallė do shihte se ēfarė janė nė gjendje tė bėjnė me duart e mendjen e njerėzve. Vite mė parė, aty nga viti 1966, pogradecari i nderuar Niko Nikolla shkruante te revista “Hosteni” njė shkrim qė e titullonte: “A mund tė zihet peshk nė pazarin e Korēės?”, ku fshikullonte padrejtėsitė, qė bėheshin asokohe, kur peshku gjuhej nė liqenin e Pogradecit dhe peshk nuk gjeje nė pazarin e Pogradecit, por nė atė tė Korēės. Besoj se ai, i ndjeri Niko, sa qe gjallė s’e mori vesh se tashti duhet qė liqeni i Ohrit, liqeni i Pogradecit tė tij tė dashur, duhet tė popullohet me rasat krapi tė rritur nė Zvezdė tė Korēės. Mbase duhet tė vijnė nga Korēa pėr t’u mėsuar edhe notin pogradecarėve!
--------------------------------
Ky lajm eshte botuar nga gazeta Ballkan
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.nasergashi.com
kiki_jom
Vizitor



MesazhTitulli: ligj i peshkkimit   Mon Nov 09, 2009 7:56 pm

qe nje antar i grupit te peshkatarve te jet i paisur me te gjitha llojet dhe te jet sa me i qet .gjat peshkimit te mos i perdor gje send te tjera per veq shkopit dhe blinkerit qe te te jet sa ma prak tik ne gjuajtjene te gjitha paisjet vyn edhe koncentrimi i peshkatarit qe te jet sa me i qet dhe te gjuan me kujdes ne menyr qe peshku te mos lendohet dhe te gjuan peshk vetem nje lloj .............kurse peshkatari qe nuyk ka leje te peshkut qe te mos afrohet ne menyr te vendit te tij qe osht duke gjuajt peshk nuk ka ligj ne vendin ton e per ket arsyje edhe vjen rrallimi i peshkut ne te gjitha anet e lumejve edhe liqenve se ne vendin ton perdoret edhe gjeneratort per gjuajttje te peshkut .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Liqeni i Ohrit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Gjeli Kosovar - Kosova Longcrower :: Tema tė ndryshme rreth peshkimit :: Vende tė preferuara pėr peshkim-
Kėrce tek: