BallinaBallina  ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Tė nderuar anėtarė dhe vizitor, sė shpejti do tė aktivizohet domain-i me emrin gjelikosovar. Ju ftojmė tė sjellni shėnime pėr kėtė rac autoktone si dhe per sportet tjera. Tė nderuar anėtarė megjithėse administratorėt dhe moderatorėt e kėtij forumi do mundohen tė fshijnė ose redaktojnė shkrime tė kundėrshtueshme sa mė parė, mirpo ėshtė e pamundur qė tė rishikohet cdo mesazh. Prandaj ju duhet tė kuptoni se mesazhet e postuara nė kėtė forum janė shprehje e opinionit tė autorit dhe jo tė administratorit, moderatorėve apo webmasterit (pėrvec rasteve kur kėta tė fundit janė autorė tė shkrimeve) dhe ata nuk mund tė mbahen pėrgjegjės.  Ju falenderojme, stafi i forumit !

Share | 
 

 LIQENI I SHKODRES RREZIKOHET NGA PESHKIMI I PALIGJSHEM

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Naki
WebMaster


Numri i postimeve : 69
Lokacioni : Lipjan
Registration date : 11/09/2007

MesazhTitulli: LIQENI I SHKODRES RREZIKOHET NGA PESHKIMI I PALIGJSHEM   Wed Dec 17, 2008 2:49 am

Ky fenomen, qe i ka fillesat ne fillim te viteve ‘90 te dhe erdhi duke u bere me i mprehte gjate viteve ne vazhdim me rritjen e numrit te personave qe ushtrojne peshkimin ne ujrat e liqenit dhe te lumit, duket se nuk do te zhduket deri ne momentin kur shteti nuk do te nderhyje me vetem me vendime, por me masa konkrete ndaj “peshkatareve”, demtues te peshkut.



Peshkimi me korent
Ne lidhje me problemin qe po kalon peshku ne liqenin e Shkodres dhe ne lumin Buna qe buron prej tij, komandanti i trupave “Rengjers”, Isa Harusha, shprehet se si pasoje e ushtrimit te peshkimit nga persona qe nuk zoterojne njohurite e nevojshme profesionale dhe kriteret baze te peshkimit, por nisur edhe nga etja per fitime, nje pjese e “peshkatareve” po e ushtrojne peshkimin me ane te energjise elektrike.

“Peshkimi me korent, shprehet kryerengjersi Harusha, eshte gjithnje i demshem per peshkun, por sidomos gjate kesaj periudhe te kohes se shumimit te tij, kjo metode sjell pasoja teper negative ne riperteritjen e peshkut, pasi e demton ate qe ne veze.

Perdorimi i korrentit gjate kesaj periudhe, sqaron komandant Harusha, eshte duke rrezikuar riprodhimin e gjeneratave te reja ne liqenin e Shkodres, faktor qe shpie ne nje humbje te madhe ekonomike dhe zvogelon kontributin e madh ushqimor qe sjell peshku”.

Nisur nga ky dem i jashtezakonshem, komandanti i trupave “Renxhers”, Isa Harusha, u ben thirrje personave te papergjegjshem ose te paditur ne fushen e peshkimit, qe pavaresisht nevojave per fitim, gjate kesaj periudhe te shumimit te peshkut, ne asnje menyre te mos perdorin korentin ne ujerat e liqenit te Shkodres dhe te lumit Buna.

Aksioni i “Renxhers”
Gjate kesaj periudhe, trupat “Rengjers” jane duke punuar pa nderprerje per ndalimin e peshkimit nga peshkataret e palicencuar, por sidomos nga personat qe perdorin korentin si nje mjet me te shpejte per grumbullimin e tij ne sasi te medha. Fale nderhyrjeve te tyre, deri tani jane sekuestruar rreth 20 gjeneratore, te cilet perdoreshin per zenien e peshkut me korent.

Por sipas komandant Isa Harushes, siperfaqja e madhe qe ka liqeni i Shkodres nuk mund te kontrollohet vetem me dy varka me motore te vegjel e mjaft te vjeter qe shpeshhere pesojne defekte. Pervec kesaj, personat qe peshkojne me korent, e ushtrojne veprimtarine e tyre te paligjshme dhe demsjellese gjate nates dhe trupat “Renxhers” nuk kane mjete te fuqishme ndricimi per t’i dalluar ata nga larg. “Jemi te vetedijshem se kushtet ekonomike i detyrojne njerezit te futen ne uje per peshkim dhe me ane te kesaj pune jetojne me qindra familje, por gjuetia ne mase, e palicencuar, pa kriter dhe me mjete te demshme, eshte e paligjshme.

Ne si trupe mbrojtese e liqenit, jemi perpjekur qe me mjetet tona ta eliminojme kete lloj gjuetie, por edhe nga ana e vete banoreve te zones se ligatinave ne fjale, kerkohet nje ndergjegjesim me i madh, pasi demtimi i peshkut sot do te thote demtim edhe i ekonomise se tyre neser”, shprehet komandanti i trupave “Rengjers”, Isa Harusha.

Pak histori
Per vite me radhe, gjuetia e paligjshme me mjete demtuese te peshkut ne liqenin e Shkodres dhe ne lumin Buna, ka alarmuar mjaft shoqata mjedisore, te cilat me ane te specialisteve te tyre kane arritur ne perfundimin, se ky lloj peshkimi i bere per vite me radhe pa nderprerje, ka demtuar ndjeshem rezervat peshkore ne liqenin e Shkodres dhe ne lumin Buna, qe rrjedh prej tij.

Duke iu referuar shifrave te nxjerra ne bashkepunim edhe me specialistet e Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit, reniet me te medha qe shkojne deri ne 50 per qind, llogariten ne speciet autoktone dhe sidomos ne ato migratore si levreku, ngjala, qefulli.

Deri ne vitin 1991 ziheshin 200 250 ton peshk ne vit nga keto specie, ndersa ne vitet e mepasme ky aktivitet pesoi renie te theksuar, aq sot llogariten vetem 20 25 ton ne vit. Si shkaktar kryesor te kesaj renie, specialistet llogarisin mbipopullimin e peshkatareve dhe peshkimin pa asnje kriter.

Po te verejme dhe krahasojme numrin e peshkatareve, shohim se ndersa ne vitin 1991 kishte 100 peshkatare, nga viti ne vit numri i tyre erdhi ne rritje, derisa viti 1999 arriti kulmin me rreth 1000 peshkatare.

Me pas u vu re njefare renie e numrit te peshkatareve, si pasoje e mosplotesimit sa duhet te te ardhurave te tyre, gje qe erdhi jo vetem nga renia e sasise se peshkut, por edhe nga mosnjohja sic duhet e fushes se peshkimit. Aktualisht, ne ditet e sotme numerohen rreth 600 peshkatare.

Specialistet e bujqesise
Lidhur me rrugezgjidhjet per te frenuar problemet e peshkimit dhe per t’i hapur rruge zhvillimit te kesaj fushe, specialistet e Drejtorise se Bujqesise dhe Ushqimit ne Shkoder, shprehen se gjithmone ka rrugezgjidhje dhe se nuk eshte shume e veshtire qe te flasesh per rrugezgjidhje ne drejtim te ruajtjes dhe shfrytezimit racional te peshkimit, pasi ligjet biologjike ekzistojne ne favor te kesaj fushe, por veshtiresia qendron ne zbatimin e tyre.

“Edhe sjellja e ekuilibrit te strukturave peshkore ne nivelin e zhvillimit te meparshem nuk eshte e paarritshme, por natyrisht kerkon studime te shoqeruara gjithmone me investime. Nga ana tjeter duhet punuar per nje sensibilizim te te gjithe qytetareve, rreth liqenit apo edhe lumit, qe te shmangin dukurite negative, duke eliminuar krejtesisht gjuetine joracionale te peshkut. Pervec kesaj duhet qe te gjitha strukturat komunitare te krijojne nje tjeter vizion, duke krijuar nje vleresim per te gjitha pasurite ujore ne dobi te komunitetit.

Ky do te ishte nje ndryshim thelbesor, qe do te ndihmonte ne trajtimin e duhur te te gjitha burimeve te peshkut, qe vleresohen si mjaft te vlefshme per ndikimin qe kane ne ekonomine jo te mire qe ka perfshire banoret e zones se Shkodres” shprehen specialistet.

Per te ruajtur teresine ujore, faunen e liqenit te Shkodres nga nderhyrjet e jashtme mjaft negative, si dhe per te rritur shtimin dhe vleren e peshkut, specialistet e Drejtorise se Bujqesise ne Shkoder jane te mendimit se domosdoshmerisht ka ardhur koha e riaktivizimit te akuakultures, duke u bazuar ne te gjitha kriteret e nevojshme, nisur nga pozita gjeografike e Shkodres, qe do te sjelle shtimin e peshkut per konsum, shfrytezimin e te gjitha burimeve ujore dhe tokesore ne pershtatje me ruajtjen e vlerave te ambientit dhe kalimin e nje pjese te peshkatareve ne alivamente, pra rritesa te peshkut si dhe prodhimin e rasateve per popullimin e liqenit dhe ujembledhesave te tjere.

Nje kujdes i vecante sipas tyre duhet te tregohet edhe ndaj peshkimit sportiv, qe ka qene gjithmone mjaft i perhapur dhe i zhvilluar ne rajonin e Shkodres, per shkak te vlerave te medha argetuese e clodhese, pa harruar ato turistike. Ne vitet e fundit eshte theksuar dukshem mungesa e vendeve te ndryshme ne sherbim te amatoreve, te cilet jane ndjere te privuar nga sporti aq i bukur e terheqes i peshkimit.

Liqeni i Shkodres, “Shtepia” e 45 llojeve te peshkut
Liqeni i Shkodres, me i madhi ne Ballkan, permban ne brendesi te tij rreth 45 lloje peshqish, prej te cileve me teper se gjysma jetojne vazhdimisht ne ujerat e tij dhe pjesa tjeter ndodhet nen efektin e migrimit biologjik. Jane rreth 12 lloje peshqish, si blini, ngjala, qefulli, levreku, kubla, shtojza dhe disa te tjere te kategorise se vogel, qe normalisht shkojne e vijne ne detin Adriatik nga liqeni, nepermjet lumit Buna.

Nje grup tjeter peshqish vijne ne liqen nga ujerat e embla qe ndodhen perreth tij, sic eshte trofta e malit, qe iken ne vere ne lumenj dhe me pas ne periudhen e vjeshtes shumohet, apo sic eshte edhe ngjala qe riprodhohet ne lumenj. Pervec mrenes se eger, qe njihet si peshk i liqenit te Ohrit dhe vjen tek ai i Shkodres nepermjet lumit Drin, jane te perhapur edhe peshqit e intruduktuar me perpara si karasi, apo ballegjeri.

Por liqeni i Shkodres eshte bere i famshem per peshkun krap, i cili ka gjetur vendin e tij ideal te rritjes. Kjo ka ardhur kryesisht nga karakteret subtropikale te ketij liqeni. Krapi i njohur per mishin e tij shume te shijshem, eshte nje peshk shume i rendesishem i liqenit te Shkodres.

Gjatesia e tij arrin mbi 1 meter, ndersa pesha deri ne 20 kg. Tradicionalisht, liqeni i Shkodres ka qene burim jetese per banoret e rajonit.
Gjate periudhes paraviteve ‘90, sasia e peshkut te zene ka qene e mjaftueshme per te furnizuar me peshk te fresket, te gjithe zonen veriore dhe verilindore te vendit.

-- nga Rudina Llazari, Koha Jonė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.nasergashi.com
Luki
Administrator


Numri i postimeve : 179
Age : 56
Lokacioni : Prishtinė
Registration date : 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: LIQENI I SHKODRES RREZIKOHET NGA PESHKIMI I PALIGJSHEM   Fri Jul 31, 2009 1:27 pm

Shoqatat dhe vėndorėt e Shkodrės tallen me pasurinė mė tė madhe tė qytetit tė tyre.




Liqeni i Shkodrės vazhdon me papastėritė dhe mungesėn e vėmėndjes sė pushtetit vėndor.
Qindra takime dhe mbledhje me kosto marramėndėse qė vetėm sensibilizojnė, por nuk vendosin asgjė pėr mirė nė sistemin liqenor mė tė madh nė Shqipėri.Pengohet drejtimi turistik dhe ekologjik, sepse shoqatat dhe vėndorėt nuk do tė pėrfitonin fonde pėr dreka dhe darka, por edhe pėr programe asgjėbėrės me fletushka dhe fjalime.Shkodėr---Liqeni i Shkodrės ėshtė kampion i harxhimeve pėr takime dhe sensibilizime nga shoqatat e ndryshme tė jo vetėm Shkodrės, por edhe ato kombėtare. Janė me qindra projekte tė trajtimit tė temės sė liqenit tė Shkodrės tė cilat nga disa burime jo zyrtare prej 10-tė vitesh kanė kaluar shifrėn e 2 milion dollarėve tė harxhuara dhe qė praktikisht nuk ka asgjė tė vendosur materialisht dhe me projekte tė tillė nė liqen. Tė huajt kanė dhėnė fondet pėr krerėt e shoqatave dhe ato i kanė ēuar kryesisht nė xhepat e tyre dhe kush ka mundur edhe nė vila dhe askush pastaj nuk ėshtė kujdesur nė se ėshtė bėrė gjė me liqenin. Liqeni tashmė ėshtė tepėr i papastėr dhe jo i integruar nė sistemin e mbrojtjes ndėrkombėtare sėpaku realisht dhe qė shikohet dhe preket. Ka shumė projekte dhe shumė tema tė shoqėruara me fonde shpesh herė qė arrijnė shifra prej 500.000 dollarė dhe projekt serioz akoma tė pa filluar nga BB-ja me njė shifėr prej 4.5 milion dollarė dhe asgjė nuk shikohet. Nė pėrgjithėsi shoqatat nuk kanė vendosur qoftė dhe njė mur dhe nuk kanė vendosur njė pemė dhe nuk kanė bėrė asgjė qė liqeni tė kishte tjetėr pamje degradimi qė nė fakt ka sot.
Por edhe pushteti lokal nuk ėshtė mė mirė.
Deri dje liqeni dhe sidomos Shiroka administroheshin nga njė komunė ngjitur me Shkodrėn, por sot Shiroka ėshtė nėn juridiksonin e Bashkisė sė Shkodrės dhe ėshtė pėr tu thėnė se vazhdon tė qėndrojė larg mėndjes sė kėtij institucioni tė rėndėsishėm, nė veri tė Shqipėrisė.
Liqeni i Shkodrės nuk ka rregull nė vijėn e ujit ku ēdo kush hedh mbeturina tė shumta. Nuk ka kazana plehrash edhe pėr pushuesit dhe nė pėrgjithėsi gjatė vijės sė liqenit.
Liqeni nuk ka njė moment kontrolli tė saktė edhe pėr mirėmbajtjen e tij nė vijėn e afėrt tė ujit dhe po ashtu nuk ka infrastrukturėn turistike si masive dhe atė elitare, qė pėrbėjnė edhe thelbin e ekoturizmit.
Liqeni i Shkodrės vazhdon tė jetė jashtė vėmėndjes sė vėndorėve dhe po ashtu njė nyje tė rėndėsishme turizmi qė nuk funksionon pėrveē faktit tė disa amatorėve tė peshkimit dhe tė larjes, qė nuk kanė asnjė kusht normal pėr kėtė gjė.
Liqeni ka vetėm 16-tė lokale normale dhe nuk vlen mė tepėr se sa tė ulesh tė pish njė kafe apo konsumosh njė tavė me krap.
Vetėm kaq ka turizmi, pėr pasqyrėn mė tė madhe ujore liqenore nė Shqipėri.
Nga fjalėt boshe dhe pėrfitimet me anėn e programeve tė shoqatave tė vetė krerėve tė tyre dhe nga mos vėmėndja e tyre, ky masiv ujor shumė i bukur i rrethuar me male dhe nga fusha tė mrekullueshme, por edhe me lumin Buna nė dalje, ka mbetur jashtė ēdo lloj interesi.
Mjafton tė themi se ka gjueti tė pa ligjėshme akoma, se ka qė vazhdojnė tė gjuajnė me korrent dhe se Taraboshi vazhdon tė gėrryhet pa leje dhe se nuk ka asnjė ndėrtim apo infrastrukturė tė re dhe kuptohet qartė se pėr Liqenin e Shkodrės dhe Shirokėn dhe Zogajn as qė ka ndėrmend kush tė merret.
Shefi i rojave tė mjedisit Ilir Amuli ka theksuar se “Bashkia nuk e kryen detyrėn e saj pėr vendosjen e kazaneve tė plehrave”. Po ashtu ai ka pėrmėndur si pengesė edhe pastrimin e liqenit tė Shkodrės nga ky institucion. Kurse kopetenca jonė ėshtė vetėm vėnia e gjobave dhe zbatimi i ligjit kur nė rastin tonė konkret ai thyhet. Po ashtu Amuli ka shpjeguar edhe gjuetinė me gjenerator dhe se ka bllokuar 9-tė persona qė peshkonin me kėtė mjet shfarosės sė peshkut dhe janė ēuar nė prokurori pėr ndjekje penale. Ai ka deklaruar edhe vėnien e shumė gjobave por qė gjtihsesi nuk kanė sjellė ndonjė impakt tė madh nė liqen.
Ajo qė shikohet qartė ėshtė se liqeni i Shkodrės, njė nga pasuritė mė tė mėdha natyrore tė Shkodrės dhe Shqipėrisė, ėshtė i harruari i rradhės nė qytetin e madh verior. Nga tė dhėnat e duhura dhe tė ditura ėshtė mėsuar se ato fonde qė janė dhėnė pėr kokteje, takime e tė ftuar, sėbashku me takimet e zyrtarėve tė lartė tė deklaruar pėr liqenin ka dalė se “liqeni i Shkodrės do tė ishte mė i pastėrti dhe me statusin e mbrojtjes si ndėrkombėtare dhe kombtare”. Kjo tregon qartė se tė gjithė nė pėrgjithėsi e kanė me “hije” problemin e liqenit tė Shkodrės dhe veprojnė kėshtu sepse nuk duan ta kanė zonė turistike dhe tė pasur nė kėtė drejtim mbasi nuk do tė kenė mė fonde pėr tė pėrfituar. Ky ėshtė pak a shumė edhe mendimi i shumė njerzve nė Shkodėr, sepse nuk shpjegohet ndryshe gjithė ky publicitet dhe takime si qeveritare dhe shoqėrore pėr liqenin dhe degradimin e vazhdueshėm tė tij, pėr mė tepėr daljen jashtė pėr turizėm dhe zhvillimin nė kėtė drejtim.
Sot liqeni ka shumė plehra. Shumė gardhe nė ujė, peshkatarė qė vazhdojnė tė shfarosin peshkun, Taraboshin qė vazhdon tė gėrryhet, por edhe harresėn se ai egziston dhe po shkon drejt kenetėzimit masiv. Kėto nuk kanė nevojė pėr mbledhje dhe takime “pune” pėr tė ngrėnė dreka, paguar hotele dhe tė ftuar, dhe proklamuar e krijuar fletushka, sepse shikohen me sy tė lirė. Qytetarėt shkodranė tashmė nuk e pėrdorin liqenin pėr plazhė dhe kjo ėshtė njė fatkeqėsi qė dikush e shfrytėzon pėr qėllime tė mbrapshta pėrfitimi dhe pushtetet lokal dhe ai qėndror me sa duken e aprovojnė.

Marre nga www.infoshkodra.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Luki
Administrator


Numri i postimeve : 179
Age : 56
Lokacioni : Prishtinė
Registration date : 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: LIQENI I SHKODRES RREZIKOHET NGA PESHKIMI I PALIGJSHEM   Fri Jul 31, 2009 1:34 pm

Liqeni i Shkodrės i rrezikuar seriozisht
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Liqeni i Shkodrės i rrezikuar
Liqeni i Shkodrės, po rrezikohet seriozisht nga ndėrhyrjet e paligjshme dhe gjuetia pa kriter. Njė projekt shqiptaro-malazez synon shfrytėzimin racional tė burimeve liqenore.

Liqeni i Shkodrės, mė i madhi nė tė gjithė Ballkanin, pėrbėn njė potencial me rėndėsi tė veēantė gjeografike e jetėsore, jo vetėm pėr banorėt pėrreth tij, por edhe pėr biodiversitetin e pasur, burimet, vlerat natyrore dhe mikroklimat qė ofron.
Qeveria shqiptare e ka kuptuar rėndėsinė e tij: Pėr Ministrin e Mjedisit dhe Administrimit tė Ujėrave, Lufter Xhuveli ”Liqeni i Shkodrės deri nė bregdetin verior tė gjirit tė Drinit, zona e Lumit tė Bunės sė bashku me Delten edhe Ishullin e Franc Jozefit, Rezervati i Velipojės, Laguna e Vilunit, Plazhi i Baks-Rrjollit, Kėneta e Domit dhe territoret pėrreth tij, ėshtė njė prej ekosistemeve mė tė pasura tė Shqipėrisė.” Pėr ruajtjen e tij: "“ekzisotn njė projekt prej mbi 5 milion eurosh i qeverisė shqiptare sė bashku me palėn gjermane, pėr tė trajtuar ujėrat e ndotura tė qytetit tė Shkodrės dhe pėr tė mos lejuar mė derdhjen e tyre nė liqen, tė papėrfunduara e tė papastruara."
Por, gjatė kėtyre viteve tė fundit nė Liqenin e Shkodrės, konstatohen mjaft dukuri negative tė shkaktuara prej ndikimit tė njeriut. Gjuetia pa kriter, dėmtimet e sipėrfaqeve bimore, introduktimet e tjerė, kanė ēuar nė ērregullime ekologjike tė tij. Peshkatarėt e vjetėr thonė se Liqeni i ngjan njė kėnete tė stėrmadhe, dhe ekosistemi dhe vlerat peshkore tė tij vazhdojnė tė dėmtohen rėndė. “Ndotja e liqenit ėshtė duke u ban pa kriter. Hedhin mbeturinat, klubet wc-tė i hedhin mrendė, gja qė ashtė komplet jashtė rregullit. Pėrsa i pėrket sasisė sė peshkut, ai ashtė largu prej ndotjeve, mbasi ēdo gja e gjallė don njė vend tė pastėrt e jo plastmasa e ambjent tė keq. Ky liqen ka mbajtė gjithė Shkodrėn dhe gjithė zonėn e veriut me peshk,” thotė njėri prej peshkatarėve. “Bregu i liqenit mund tė thona, qė ėshtė i ndotun nga mbeturinat qė hidhen, nga plastmasa e shishe. Kėtu ka miliona shishe nė ujė dhe bregut dhe nuk preken prejkėrkuj. Ma keq s`ka ku shkon," thotė njė peshkatar tjetėr. “Njėkohėsisht kemi humbur edhe njė mundėsi tjetėr, qė ka qėnė turizmi. Brigjet e Shirokės kanė ndotje tė mėdha. Klubet e ndryshme qė janė hapė, hedhin ujėrat e zeza nė kėtė liqen. Njėkohėsisht edhe mbetjet teknologjike, apo inertet, qė hedh qyteti i Shkodrės nė kėtė liqen, kanė krijuar njė situatė tė pafavorshme pėr ne," thotė peshkatari i tretė.
Pėrfaqėsuesi Agjensisė Gjermane pėr Bashkėpunim Teknik, GTZ, Shpėtim Ēuku, thotė se tė dy vendet kufitare qė ndajnė resurset natyrore tė pėrbashkėta, shprehin dėshirėn dhe vullnetin e mirė tė shkėmbimit dhe bashkėpunimit tė kėsaj hapėsire ujore: “GTZ-Shqipėri dhe GTZ-Mali i Zi, kanė filluar zbatimin e projektit tė planifikimit hapsinor ndėrkufitar, i rajonit tė Liqenit tė Shkodrės. Ky projekt drejton zhvillimin urban, social-ekonomik dhe mjedisor tė krejt rajonit tė Liqenit tė Shkodrės. Trajtimi ėshtė i njėjtė si pėr pjesėn shqiptare, ashtu dhe pėr pjesėn malazeze, megjithėse problematikat janė tė ndryshme."
Pas pėrfshirjes sė Liqenit tė Shkodrės nė Konventėn ”Ramsar”, qeveria shqiptare nėpėrmjet projekteve pilot ėshtė angazhuar pėr nisjen e investimeve, mbrojtjen dhe zhvillimin e qėndrueshėm tė komponentėve mė kryesorė tė tij.
Autor: Leka Plani
Redaktoi: Aida Cama
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Naki
WebMaster


Numri i postimeve : 69
Lokacioni : Lipjan
Registration date : 11/09/2007

MesazhTitulli: Re: LIQENI I SHKODRES RREZIKOHET NGA PESHKIMI I PALIGJSHEM   Tue Aug 25, 2009 3:37 pm

Nėse do tė mbrohej peshku tė rinjtė do ta harronin emigrimin

Flet njė nga peshkatarėt mė tė vjetėr shkodranė Hysen Hoxha: Para 16 vjetėsh 1200 ton peshk nė vit
SHKODER- Peshku nė ujėrat e liqenit mė tė madh tė Ballkanit, liqenit tė Shkodrės, ka ardhur ēdo ditė duke u pakėsuar. Historikisht, llojet e shumta dhe sasia e madhe e peshkut qė ndodhej nė ujėrat e kėtij liqeni ka qenė burim jetese pėr tė gjithė banorėt e rajonit. Duke iu referuar shifrave tė Drejtorisė sė Peshkimit tė para viteve 90, sasia e peshkut tė zėnė ka variuar nga 900 deri ne 1200 ton nė vit, sasi kjo e mjaftueshme pėr tė furnizuar me peshk tė freskėt, jo vetėm tė gjithė zonėn veriore dhe verilindore tė Shqipėrisė, por edhe pjesė tė tjera tė vendit.
Por periudha e tejzgjatur e tranzicionit dhe sidomos pas vitit famėkeq 1997, duke sjellė uljen e nivelit ekonomik dhe pamundėsinė, apo mosdashjen e zbatimit tė ligjit, sollėn edhe dyndjen e “peshkatarėve” tė rinj nė ujėrat e liqenit. Kėta tip gjuajtėsish tė peshkut, duke mos njohur asnjė ligj natyror pėr periudhat e shtimit tė peshkut, apo duke mos dashur ti njohin ato, nisur nga interesi i ngushtė personal, filluan tė pėrdorin mjete nga mė tė ndryshme pėr zėnien e peshkut, jashtė ēdo norme tė peshkimit. Pėrdorimi i mjeteve tė paligjshme, sollėn si pasojė edhe rėnien e ndjeshme tė sasisė sė peshkut. Lidhur me problemet e krijuar nė fushėn e peshkimit si dhe nė uljen e ndjeshme tė sasisė sė peshkut e tė faktorėve qė shpunė nė kėto fenomene, njėri nga peshkatarėt mė tė vjetėr Hysen Hoxha ėshtė shprehur pėr gazetėn “Metropol”...
Si paraqitet niveli sasior i peshkut nė liqenin e Shkodrės?
Sasia e peshkut nė liqenin tonė ėshtė zvogėluar tej mase. Kohėt e fundit ka aq pak peshq, sa tė merr malli ta mbushėsh rrjetėn. Kohėrat kanė ndryshuar pėr keq. Dikur mezi e ngrinin rrjetėn nga pesha e peshkut e madje njė pjesė tė peshkut e lėshonim pėrsėri nė ujė. Duke qenė ēdo ditė nė kontakt me peshkimin, mund tju them se sasia e peshkut tė zėnė nga tė gjithė peshkatarėt nuk pėrbėn as ēerekun e sasisė sė peshkut qė zihej para 15-16 vitesh. Por pėrveē sasisė sė peshkut, ėshtė pėr tė ardhur keq, ėshtė zvogėluar edhe numri llojeve tė peshkut, njė pjesė e tė cilėve nuk po vėrehen aspak gjatė peshkimit.
Cilėt janė faktorėt qė kanė shkaktuar zvogėlimin e sasisė dhe tė llojeve tė peshkut?
Pas viteve 93-94,dalja e shumė njerėzve pa punė, dhe shtimi i nevojave pėr tė gjetur njė mundėsi pėr tė mbajtur familjen, hodhi nė liqenin e Shkodrės shumė burra “peshkatarė”. Fillimisht nuk pati probleme me dėmtimin e peshkut, pasi edhe kur peshkonin nė sezonin e shumimit tė peshkut, humbja nuk ndihej, pasi sasitė qė zinin peshkatarėt e rinj me grep apo me rrjeta fare tė vogla nuk ndikonin nė shfarosjen e peshkut tė liqenit qė nė atė kohė ishte me shumicė. Por mė pas duke parė fitimin qė sillte shitja e peshkut, ata filluan qė tė mos ngopeshin me pak, por tė gjenin dhe tė pėrdornin mėnyra nga mė tė ndryshmet pėr zėnien e peshkut.
Katastrofa mė e madhe i ndodhi peshkut, pas vitit 97, kohė kur “peshkatarėt” e rinj, duke mos pasur asnjė lloj njohurie pėr shtimin dhe ruajtjen e peshkut, filluan tė pėrdornin pėr peshkim, nė vend tė rrjetave, lėndėt plasėse apo anergjinė elektrike nė periudha dhe vende tė ndaluara pėr peshkim. Ky faktor solli pasoja tė pariparueshme nė shumimin e peshkut, tė cilat sollėn rėnien e ndjeshme tė sasisė sė tij. Aktualisht ndihet njė farė kontrolli qė po i bėhet liqenit tė Shkodrės nga ana e shtetit, por pėrsėri njerėzit nisur nga interesi personale ruajnė atė prirjen qė ti gjejnė mundėsitė dhe hapėsirat pėr tė peshkuar nė mėnyra tė padrejta dhe tė dėmshme pėr peshkun. Sidoqoftė, dėmet e shkaktuara deri tani janė tė pallogaritshme dhe duhet shumė kohė, investim dhe pėrkushtim, pėr ta sjellė peshkun nė ato nivele tė sasisė qė ka qenė nė liqen si dhe pėr tė larguar frikėn e peshqve mėrgimtarė, qė nuk po guxojnė tė vijnė nė ujėrat e liqenit tė Shkodrės.
Ēfarė duhet tė bėjnė strukturat pėrkatėse shtetėrore pėr tė mėnjanuar humbjet dhe rikuperuar peshkun nė liqenin e Shkodrės?
Pa u hyrė problemeve tė licencave tė peshkimit, shteti duhet tė ndėrhyjė fuqishėm dhe tė mos lejojė as mė tė voglėn mundėsi tė abuzimit tė zėnies sė peshkut sidomos gjatė periudhės sė shtimit tė tij. Strukturat pėrkatėse shtetėrore duhet tė neutralizojnė plotėsisht zėnien e peshkut me korrent e mjete tė tjera tė dėmshme pėr peshkun. Pas kėtyre masave, atėherė shteti, ashtu si nė pjesėn malazeze, duhet ta ndihmojė liqenin duke i hedhur rasat peshku.
Ruajtja nga peshkimi me mjete tė paligjshme dhe hedhja e rasatit tė peshkut, do tė ndihmonte qė shumė shpejt sasia e peshkut nė liqenin e Shkodrės t’i afrohej asaj qė ka qenė nė vitet e mėparshme.
Sa ndikon nė rritjen ekonomike tė Shkodrės investimi nė burimet peshkore?
Nė qoftė se peshkun do ta trajtojnė siē duhet, mund tė them, nisur edhe nga pėrvoja ime personale, rritja ekonomike e familjeve apo edhe e individėve qė merren me peshkimin dhe tregtimin e peshkut, e si rrjedhojė edhe e Shkodrės, do tė ishte aq e madhe saqė, vetė unė i pari, do t’u bėja thirrje djemve qė ndodhen jashtė vendit dhe emigrantėve tė tjerė nga zona e Shkodrės qė tė ktheheshin nė shtėpinė e tyre se nuk kanė pėr tė pasur mė nevojė pėr tė punuar me tė huajin.
Statistikat e Drejtorisė sė Bujqėsisė dhe Ushqimit, flasin pėr njė numėr prej 100 peshkatarėsh deri nė fillimin e viteve 90, ndėrsa sot nė liqenin e Shkodrės, kėtė profesion e ushtrojnė mbi 500 tė tillė, mjaft prej tė cilėve tė palicencuar. Shoqatat mjedisore qė veprojnė nė Shkodėr, nė sajė edhe tė bashkėpunimit tė ofruar nga forcat e rendit, kanė luajtur njė rol mjaft pozitiv nė lidhje me frenimin e abuzimeve dhe shfrytėzimin pa kriter tė peshkut nė liqenin e Shkodrės.
Kohėt e fundit, pėr ruajtjen e zhvillimin e peshkut, por edhe tė resurseve tė tjera tė liqenit tė Shkodrės, veprojnė dy projekte projekti i parė, i financuar nga Banka Botėrore, ka pėr qėllim zhvillimin e sektorit tė peshkimit artizanal dhe mbrojtjen mjedisore, ndėrsa projekti tjetėr, i financuar nga qeveria italiane synon mbėshtetjen pėr peshkimin artizanal. Nė sajė tė kėtyre dy projekteve janė ndėrtuar dy qendra peshkimi njėra nė fshatin Shirokė dhe tjetra nė fshatin Zogaj, nė tė cilat 60 peshkatarė janė trajnuar pėr tu bėrė shfrytėzues tė ligjshėm tė peshkut dhe tė resurseve tė tjera tė kėtij liqeni.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.nasergashi.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: LIQENI I SHKODRES RREZIKOHET NGA PESHKIMI I PALIGJSHEM   Today at 11:47 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
LIQENI I SHKODRES RREZIKOHET NGA PESHKIMI I PALIGJSHEM
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Gjeli Kosovar - Kosova Longcrower :: Tema tė ndryshme rreth peshkimit :: Vende tė preferuara pėr peshkim-
Kėrce tek: