BallinaBallina  ForumiForumi  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Identifikohu  
Tė nderuar anėtarė dhe vizitor, sė shpejti do tė aktivizohet domain-i me emrin gjelikosovar. Ju ftojmė tė sjellni shėnime pėr kėtė rac autoktone si dhe per sportet tjera. Tė nderuar anėtarė megjithėse administratorėt dhe moderatorėt e kėtij forumi do mundohen tė fshijnė ose redaktojnė shkrime tė kundėrshtueshme sa mė parė, mirpo ėshtė e pamundur qė tė rishikohet cdo mesazh. Prandaj ju duhet tė kuptoni se mesazhet e postuara nė kėtė forum janė shprehje e opinionit tė autorit dhe jo tė administratorit, moderatorėve apo webmasterit (pėrvec rasteve kur kėta tė fundit janė autorė tė shkrimeve) dhe ata nuk mund tė mbahen pėrgjegjės.  Ju falenderojme, stafi i forumit !
Share | 
 

 Deltari Ilir (Qeni i Sharrit) Racė Autoktone

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Naki
WebMaster


Numri i postimeve: 69
Lokacioni: Lipjan
Registration date: 11/09/2007

MesazhTitulli: Deltari Ilir (Qeni i Sharrit) Racė Autoktone   Mon Jan 24, 2011 4:32 pm

Deltari ilir - ( Qeni i Sharrit)
Deltari ilir ėshtė racė autoktone e krijuar nė Gadishullin Ilirik (Ballkanik) para mijėra viteve. Rreth krijimit tė kodit gjenetikė tė kėsaj race ekzistojnė dy teori:
E para thotė se kanė prejardhje nga qentė e Kaukazit para 2500 viteve, teori e cila nuk qėndron dhe
Teoria e dytė e cila thotė se kanė prejardhje nga doga e Indisė /Tibetit e cila ka ardhur para mijėra viteve nė kohėn e Lekės (Aleksandri i Madh) nė Gadishullin Ilirik nė trojet ilire ku ėshtė kryqėzuar me qentė vendas dhe janė krijuar Qentė Molos. Nė ato troje ka banuar fisi i njohur ilir Molosėt i cili ėshtė marrė me bujqėsi ekstensive dhe ka kultivuar qen tė tillė autoktonė,prej tė cilėve e ka prejardhjen dhe ekziston raca autoktone Delari ilir.Nė 100 vitet e fundit si nė aspektin morfologjik tė emėrtimit ashtu edhe nė atė tė karakterit (tipareve) ėshtė prezantuar nė mėnyrė tė shtrembėruar para opinionit botėror. Edhe pse prezantohet se kjo racė ėshtė e njėjtė me racėn e cila ėshtė regjistruar nė FCI, sė pari me emrin Deltari ilir(Ilirski ovcar) nė vitin 1939, pastaj me insistimin e Federatės Kinologjike tė Jugosllavisė sė atėhershme nė vitin 1957 pėr qėllime tė caktuara politike, qė neve shqiptarėve tė na mohojnė ēdo gjė autoktone, ėshtė ndryshuar nė (Jugosllovenski ovcarski pas Sarplaninac).
Deltari ilir nė mėnyrė absolute ndryshon si nga aspekti morfologjik ashtu edhe pėr nga karakteri me “Sarplanincin”, dhe ėshtė me rėndėsi tė themi se Deltari ilir si racė nuk ka qenė asnjėherė i standardizuar. Ėshtė e vėrtetė se nga ky lloj i qenve janė marrė ekzemplarė dhe janė dėrguar nėpėr Jugosllavinė e atėhershme dhe nga kinologėt e ndryshėm si dhe nga ushtria jugosllave janė bėrė eksperimente me ta duke i pėrzier me raca tė tjera dhe e kanė krijuar racėn tė cilėn e njohim dhe ėshtė e pranuara nė FCI si (Jugoslovenski Ovcarski Pas Sarplaninac), dhe parametrat e standardit tė cilat i ka sot “Sarplaninci” nuk pėrputhen me parametrat e standardit tė cilat i ka Deltari ilir, se si dhe ku i kanė marr ato parametra kinologėt jugosllavė dhe janė ardhur deri te ai standard i tyre vetėm ata e dinė. Nė Kosovė kėtė racė e quajnė Deltar (Qen Dhene)kurse nė Shqipėri e kemi njė racė tė ngjashme por pėr nga madhėsia janė mė tė vegjėl diku nga 65cm-70cm reth 45 kg janė qime shkurtėr dhe quhen qen stanesh (t'banesh, por janė tė pa standardizuar.
Nga matjet e bėra nė teren gjatė 20 viteve tė fundit,dhe atė 335 qenve dhe tė 191 bushtrave kemi ardhur deri te standardi i Deltarit ilir dhe raca tani e ka standardin e vėrtetė.Raca e Deltarit ilir nė Kosovė ėshtė standardizuar nga Federata Kinologjike e Kosovės (Federata Kinologjike e Kosovė nuk ėshtė ende e pranuar nė FCI por pretendon qė nė tė ardhmen tė bėhet anėtare e saj.) dhe nga viti 1990 ka filluar regjistrimi nė librin amėz. Lufta e fundit nė Kosovė ka qenė e pa mėshirshme edhe ndaj qenve edhe pse shumė qenė janė vrarė apo zhdukur mirėpo edhe pėrkundėr tė gjitha kėtyre pengesave janė tė krijuara 7 linja gjenetike (tė evidentuara), poashtu ėshtė pėrgatitur materiali dhe do ti dėrgohet FCI-sė nė shqyrtim qė tė pranohet si racė e pastėr.

DISA KARAKTERISTIKA TĖ PĖRGJITHSHME
Deltari ilir ėshtė plot fuqi, i madh, kėndrejt, qimegjatė, deltarė i pazėvendėsueshėm, dhe ruajtės i mirė. I fuqishėm me pamje impozante, me kokė masive ndėrtim tė thukėt, me kėmbė tė fuqishme dhe muskulore.Ka shikim tė zjarrtė inteligjent dhe ėshtė i guximshėm. Ka karakter tė pa djallėzuar ėshtė i ashpėr kur e kėrkon nevoja por jo agresiv.
TRUPI:
Ėshtė pak mė i gjatė se sa i lartė indeksi i formatit pėr qentė ėshtė 104-108 ndėrsa te bushtrat 106-110. Lartėsia te mashkujt 67-75 cm
te bushtrat 62-70 cm
Pesha te meshkujt 40-60 kg
te bushtrat 30-50 kg
Tek qentė mbi 50% tė ekzemplarėve dominon lartėsia 70cm ndėrsa te bushtrat 66cm
KOKA:
Gjatėsia e kokės te qentė ėshtė 27-32cm mesatarisht 30cm ndėrsa te bushtrat 24-29 cm mesatarisht 27cm.proporcioni kafkė-turi, te qentė 17,4cm : 12,6cm te bushtrat 15,3cm : 11,7cm, raporti 60:40 turiri pėrbėn 2/5 e kokės kurse kafka 3/5 te qentė ndėrsa 5/9 te bushtrat.
NGJYRA:
Te Deltari ilir kemi disa varietete tė ngjyrave ku sipas pėrqindjes dominojnė:
Ngjyra Vidra apo Tigėr me 30%, ngjyrė Hiri me tė gjitha varietetet 20%, ngjyrė e Verdhė me turi tė zi 20%, ngjyrė e Bardhė 20%,
dhe Kontra maska 10%.
QIMJA: e gjatė


Ne kete video mund te shifni Deltarin Ilir duke u kacafytur edhe me ujkun
Shenim: Ne opcionin me lart ne krye te videos sheno [b]Deltari Ilir[/b] dhe kliko search do jeni edhe dhjetra video klipe per kete race autoktoneja si duket qe te keni me lehte.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.nasergashi.com
Naki
WebMaster


Numri i postimeve: 69
Lokacioni: Lipjan
Registration date: 11/09/2007

MesazhTitulli: Re: Deltari Ilir (Qeni i Sharrit) Racė Autoktone   Mon Jan 24, 2011 4:49 pm

Qeni ilir - deltari ilir – Illyrian Shepherd
Me siguri ēndonjėri prej nesh ka parė ose tė paktėn ka dėgjuar ndodhi tė ndryshme pėr kėtė bukurosh qė e njohim si qen Sharri.
Po si quhet nė tė vėrtetė ky qen krenar dhe i rreptė? Emri i tij i vėrtetė ėshtė deltari ilir, pra qen qė kujdeset pėr delet, respektivisht dhentė, qen ndihmės i bariut. Si i tillė ai ka qenė mbi dy mijėvjeēarė mik shumė besnik i stėrgjyshėrve tanė. Qė ilirėt kanė qenė tepėr tė lidhur pėr qentė, e vėrejmė edhe nga njė shprehje popullore shqipe:” po i shkon mbrapa si qeni i Langarit”, qė ka tė bėjė me mbretin ilir Longaros.
Po ta kėrkoni nė internet emrin deltari ilir (anglisht: llyrian Shepherd), do tė habiteni kur ta gjeni nė shumė web faqe respektabile kushtuar qenve. Ėshtė ky pikėrisht qeni ynė i Sharrit, qė ka njė vlerė tė madhe nė kierarkinė kinologjike botėrore.
Po ē’ėshtė ky konfuzion lidhur me emrin e tij? Si bėhet qė ne, tė cilėt konsiderohemi pasardhės tė ilirėve, nuk dimė gjė pėr kėtė mik besnik tonin, qė na shoqėron qė nga lashtėsia? Pėrse vazhdojmė ta quajmė qen Sharri?
Deltari ilir pėrmendet nė burimet perėndimore si i tillė qė nė vitin 1689 nė shkrimet e baronit slloven Janez Vajkard Valvasor. Nė vitin 1939 ky lloj njihet zyrtarisht nga FCI (Fédération Cynologique Internationale - Federata kinologjike ndėrkombėtare) si deltar ilir. Por, nė vitin 1954, nė Jugosllavinė komuniste emri zyrtar i deltarit ilir zėvendėsohet nė mėnyrė tė paskrupull me emrin deltar Jugosllav – Sharpllaninac dhe me kėtė emėr e pranoi edhe Federata kinologjike ndėrkombėtare. Pas mėvetėsimit tė Maqedonisė si shtet, kjo parodi me emrin e merr formėn qen deltar maqedon-jugosllav (Dog Breed Info Center).
Ndoshta dikush mund tė thotė: ku e ke ngenė tė merresh me njė qen? Punė e madhe se si i thėnkan! Por ja qė nė ish Jugosllavi kanė punuar me shumė kujdes pėr eliminimin e gjurmave tė kulturės dhe dėshmive tė lashtėsisė shqiptare dhe nuk kanė pėrtuar tė merren edhe me ndryshimin e emrit tė mirėfilltė tė kėsaj race fisnike qeni. Pra, pėrveē fshehjes sė artefakteve arkeologjike, ndryshimit tė toponimeve shqipe, dėbimeve masovike tė shqiptarėve pėr nė Turqi, burgosjeve dhe likuidimeve fizike, ēoroditjeve tė planprogrameve mėsimore dhe shtrembėrimit tė historisė, lansimit tė barcoletave pėrbuzėse antishqiptare, paraqitjes sonė si racė e pagdhendur, inferiore dhe e papėrmirėsueshme pėr ndryshime civilizuese, radha i erdhi edhe deltarit ilir pėr t’ia ndryshuar kėtė emėr ideopolitikisht tė papėrshtatshėm. Dhe kėshtu deltari ilir brenda natės na u diferencua dhe u shpall si “Шарпланинац”(Sharpllaninac)!
Fatkeqėsisht, kjo prapėsi nuk mbaroi vetėm me ndryshimin e emrit tė deltarit ilir. Sipas tė dhėnave tė parashtruara nė web faqen e Federatės kinologjike tė Kosovės, del se deltari ilir si racė nuk ka qenė asnjėherė i standardizuar. Nė fakt nė ish Jugosllavi raca e pastėr e deltarit ilir ėshtė kryqėzuar me raca tė tjera qensh dhe si rezultat i kėtyre eksperimenteve ėshtė krijuar qeni i sotėm i Sharrit. Parametrat e standardit tė cilat i ka sot “Sharplaninci” nuk pėrputhen me parametrat e standardit tė cilat i ka deltari ilir. Njė moment tjetėr turbullues ėshtė edhe lufta qė u zhvillua nė Kosovė qė pėrveē viktimave njerėzore, mori edhe shumė qenė e kafshė tė tjera.
Federata kinologjike e Kosovės nė saje tė matjeve tė bėra nė teren 20 vitet e fundit ka arritur qė ta standardizojė si racė tė veēantė deltarin ilir. Materiali i pėrgaditur do t’i dėrgohet Federatės kinologjike ndėrkombėtare qė mė nė fund deltari ilir tė shėnohet si i tillė dhe ta ketė vendin qė e meriton nė kierarkinė kinologjike botėrore.
Cilat janė tiparet e deltarit ilir? Ėshtė njė qen besnik dhe mbrojtės vetėsakrifikues i pronarit, familjes si dhe i grigjės sė tij. Bashkėpunon shkėlqyeshėm me pronarin, atė e konsideron madje si bashkėluftar, ėshtė i ftohtė dhe i dyshimtė ndaj tė huajve, por jo dhe i lig ose agresiv i papėrmbajtur. Ėshtė qen i zgjuar dhe i pavarur, di tė jetė mjaft kokėfortė, por i nėnshtrohet stėrvitjes po tė trajtohet me autoritet dhe durim. Ka njė trup tė lidhur mirė, muskuloz dhe me eshtra tė fortė, kokė masive, qafė tė fuqishme dhe gjoks tė gjerė. Shpatullgjerė, kėmbė tė forta. Ka gėzof tė dendur, qė e mbron nga ndikimet e motit tė ftohtė, me ngjyra tė ndryshme.
Gjatė shekujve nė tė janė vijėzuar tipare tė karakterit tė padronit tė tij: i guximshėm, i padjallėzuar dhe i ashpėr. Pėr guximin dhe trimėrinė e tij flasin shumė gojėdhėna, qė e dėshmojnė edhe videoinēizimet. Nuk mėdyshet tė luftojė madje edhe me armiq mė tė fortė se vetja, me logori ujqėrish ose me arinj. Nė malėsinė e Sharrit gjatė shekujve te ky qen ėshtė mbėltuar guximi dhe trimėria e pashoqe, meqė pronari i kėrkon pikėrisht kėto cilėsi nga ai. Nė tė kundėrtėn, po tė tregojė shenja frike, pronari turpėrohet nga qeni i tij.
Ky qen si racė e veēantė ėshtė shumė i ēmuar dhe i dėshiruar nė botė nga njohėsit e mirėfilltė tė qenve. P.sh. nė vitin 1970 nė SHBA janė dėrguar mbi 200 qenė tė kėtij lloji, por e gjejmė edhe nė vende tė tjera, ku kultivohet pastėrtia e kėtij qeni tė veēantė.
Si qėndron ēėshtja e prejardhjes sė deltarit ilir? Me mijėra vite nė Gadishullin Ballkanik kjo racė fisnike pėrkujdeset pėr dhentė dhe lufton me guxim pėr t’i mbrojtur ato. Ekzistojnė dy teori lidhur me vendin e prejardhjes sė tij: e para e spikat Kaukazin (qė ėshtė mė pak e besueshme). Teoria e dytė e tregon dogėn e Indisė/Tibetit si paraardhėse tė mundshme, qė do tė ketė ardhur nė kėto troje me ushtrinė e Lekės sė Madh, pastaj do tė jetė pėrzier me qentė vendas.
Njė veēori tjetėr interesante qė lidhet me deltarin ilir ėshtė emėrtimi pėr kėtė kategori qensh. Ai bėn pjesė nė grupin Molos (ang. Molosser), qė nėnkupton kategorinė e qenve me trup tė madh e tė ndėrtuar mirė, qė mbase kanė njė prejardhje tė pėrbashkėt. Ky emėr vjen nga Molosia, pjesė e Epirit tė lashtė.
Si pėrfundim, mendoj se duhet tė krenohemi me kėtė shoqėrues besnik tė stėrgjyshėrve tanė tė lashtė, kėtė qen tė veēantė e kaq tė ēmuar dhe ta quajmė me emrin e tij tė vėrtetė: DELTAR ILIR, e jo me emrin e shpikur QEN SHARRI nga fabrika jugosllave e pėrvetėsimit dhe asgjėsimit tė vlerave tona kombėtare.

E pėrgėzoj federatėn kinologjike tė Kosovės (FKK) pėr punėn qė e bėn dhe i uroj qė ta plasojė nė botė tė vėrtetėn mbi emrin e mirėfilltė tė deltarit ilir.
Lulėzim Agai, Shkup
Kush ka dėshirė tė hulumtojė mė tej pėr kėtė temė, ia rekomandoj kėto burime interneti:
www.medlem.spray.se/deltariilir - FKK (Federata Kinologjike e Kosovės)
www.youtube.com/watch?v=ve03a9xYlN0 – njė video prezantim shumė i bukur i shoqėruar me zėrin e tė paharueshmes Vaēe Zela
Planet Molosser Illyrian Shepherd (Deltari Ilir)
Wikipedia
Forumi shqiptar: KUSi – tri videoxhirime mbresėlenese nė Malėsinė e Sharrit tė realizuara nga ekip televiziv kroat nė vitin 1960, ku spikatet veēoria e deltarit ilir
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.nasergashi.com
Gani Qallakaj



Numri i postimeve: 6
Registration date: 26/05/2011

MesazhTitulli: Re: Deltari Ilir (Qeni i Sharrit) Racė Autoktone   Fri May 27, 2011 7:44 pm










KOMENTI
I STANDARDIT TĖ RACĖS DELTARI
ILIR






Shprehjet,
theksimet, racore mė se tepėrmi janė tė
manifestuara nė kokė dhe nė forma (suazave) tė specificitetit tė pjesėve tė
caktuara tė trupit.



Deltari Ilir, sikurse dhe racat e tjera
tė ngjashme, nuk ėshtė tipik vetėm pėr atė qė bėnė pjesė nė grupin e ngjashėm,
por pėr arsye qė ka kokė tipike (prototip i qenve barinj) me formė tė kafshimit
gėrshėrė dhe darė, mė trup (indeksi i formatit) pak mė tė gjatė se katror,
drejt ka forma horizontale, d.m.th nga gjatėsia e mesme deri te gjatėsia e gjatė,
te meshkujt pėr 5%, bushtrat pėr 8,% jo i
rėnd, me pėrqendrim tė drejt tė kėmbėve,
bėnė pjesė nė “tipin molosoid” tė mesėm (molosoid i bjeshkėve e jo i
tipit dogė).



Relativisht i lartė deri nė kreshta,
me kokė maksimalisht mezocefale mė tepėr ka dolikocefale sesa branhiocefale, me
indeksin cefal 53, koka ėshtė nė formė prizme, mė vija tė lehta divergjente (kafkė,
turi) me stop pak tė theksuar. Ka sy tė mėdhenj, tė hapur mirė, tė lėvizshėm,
formė bademi, tė mbuluara me qepalla tė trasha dhe mė pak tė lėvizshėm.



Ngjyra e syrit preferohet tė jetė nė
proporcion me ngjyrėn e qimes (mbulesės). Sytė nė pozitė me horizontalen janė tė vendosur gjysmė
anash (gjysmė lateral) dhe krijon kėndin 35°, ndėrsa nė pozitėn nėnballore (subfrontale)
kėndi ėshtė i larguar nga horizontalja pėr 10-15°.



Veshėt janė tė puqur, tė lėvizshėm, tė mbuluar me
qime relativisht tė shkurtra.



Deltari ilir ka ecje elegante.







KONSIDERATA
(KARAKTERISTIKĖ) E PĖRGJITHSHME






E rėndėsishme ėshtė pėrshtypja e
pėrgjithshme. Trupi harmonik, ecja elegante, i guximshėm, i ashpėr e kurrsesi
agresiv. Ēdo pjesė e trupit duhet tė jetė nė raport tė mirė me pjesėt e tjera tė
trupit. Dallimet nė gjini vėrehen nė shikim tė parė.










1.
KOKA






Boshti gjatėsor i kokės duhet tė ketė
njė pjerrtėsi prej rreth 40-45°, kundėr rrafshit horizontal tė tokės, dhe rreth
90% kundėr boshtit gjatėsor tė qafės. Koka ėshtė proporcionale nė raport me
trupin, raporti i kafkės me turirin ėshtė pėrafėrsisht 3:2 (do tė thotė se nė gjatėsinė
e kokės, gjatėsia prej ashtit oksipital, e deri tė stopi, nga stopi e deri te turiri pėrbėn kėtė
raport)






Kafka





E rrumbullakėt nė tė gjitha anėt,
por pa shtypje . Stopi ėshtė pak i theksuar, linjat e kafkės dhe turirit janė
lehtė divergjente. Lėkura e kokės dhe e fytyrės ėshtė mirė e shtrėnguar, e puqur
e pa rrudha. Muskujt pėrtypės dhe arkada zigomatike jan
ė relativisht tė shprehura. Gjerėsia e kafkės te tėmthat
zigomatik ėshtė pėrafėrsisht 10% mė e vogėl se gjatėsia. Fytyra e qenit ėshtė e
mbuluar me qime tė shkurta.









Turiri





I madh, i gjerė me hapėsira tė mira
tė flegrave tė hundės si nga ana e jashtme ashtu edhe ajo e brendshme, mirė i
pigmentuar. Turiri te rrėnja ėshtė mė i gjerė ndėrsa ka maja ngushtohen nė mėnyrė
tė pa vėrejtur, por ēdo herė kjo linjė ėshtė e drejtė. Turiri ėshtė mirė i
zhvilluar nė nofulla, buzėt janė tė
forta dhe mirė tė puqura me nofull, pa shprehje apo hapje tė kėndit tė buzėve,
pa ngoje tė lira. Goja ėshtė e hapur deri tė paradhėmballėt e parafundit dhe dhėmballėt e parė.









Dhėmbėt





D.I ka kafshim gėrshėrė dhe darė,
por nuk lejohet mbikafshimi dhe nėnkafshimi (ndėrsa zhvendosja e dhėmbėve, tė gėrshetuar apo tė kryqėzuar janė nė analizė e
sipėr ).



Janė tė dėshiruar dhėmbėt komplet,
por lejohet mungesa e dhėmballėve tė parė (2x P1), pėr arsye tė nevojės sė seleksionimit
tė mėtutjeshėm dhe deri sa tė krijohet tipi uniformik i racės, po mendohet qė pėr
njė kohė tė lejohet edhe mungesat e paradhėmballėve tė dytė (4 x P1). Nė qoftė
se nuk e pengon funksionalizimin e qenit ( pėr kafshim).






Sytė





Kanė formė bademi, tė vendosur gjysmėn
anash (gjysmėlateral), nė kėndin 35° ndėrsa nė pozitėn subfrontale (nėnballore)
ndaj horizontales pėrbėjnė kėndin 10-15°. Syri ėshtė i pigmentuar me ngjyrė kafe
e mbylltė.



Qepallat janė tė fortė dhe tė puqura
pėr mollėzėn e syrit, kapak tė syve tė pa lėshuar, qepallat janė tė zeza, tė pigmentuar.
Ngjyra varet shumė nga ngjyra e mbulesės sė trupit.






Veshėt





Gjatėsia e veshėve ėshtė e pėrafėrt me
½ e gjatėsisė sė kokės, nėse tėrhiqet nga para maja e veshit arrin deri te
stopi, respektivisht nė kėndin e brendshėm tė syrit apo deri te vija e cila
ndan nofullėn e sipėrme nga ajo e poshtmja, nė rrėnjė janė tė thyer, tė puqur pėr
kokė, kanė formė nė mes tė trekėndėshit dhe zemrės.



Nėse tėrheqim njė drejtėz tė
paramenduar nga maja e hundės drejt pjesės sė brendshme tė syrit dhe nėse kjo
drejtėz prek rrėnjėn e veshit atėherė themi se veshi ėshtė nė vendin e duhur, (bėnė
tė jetė pak mė poshtė). Veshėt janė tė mbuluar me qime mė tė shkurtra.



Me prekje janė pakė tė gushaftė. Veshėve
lėvizin qė tė mund tė kapin zhurmat sa mė mirė.



Tradicionalisht Deltarėve u ėshtė
prerė njėri vesh, ēka edhe sot mund tė hasim qen me vesh tė prerė. Standardi parasheh qė mos ti priten veshėt.






2.QAFA





E fuqishme, me gjatėsi sa 1/3 lartėsisė
sė qenit nė kreshta, pa tepricė tė lėkurės–lapėr, vija e sipėrme pakė rrethore,
ndėrsa e poshtmja e drejtė dhe vendosje normale, formon njė kėnd 35-40°
kundrejt rrafshit horizontal (qafa ėshtė me vendosje tė lartė, kur pjesa e
poshtme –e fytit ndodhet mbi nivelin e kuēeve tė shpatullave, ndėrsa vendosje
tė ulėt ka kur i ofrohet pozicionit horizontal).



Ėshtė e mbuluar me qime tė gjata dhe
tė dendura, krijon qafėzėn dhe len pėrshtypjen qė ėshtė e shkurtėr.






3.
TRUPI



Ėshtė diēka ma i gjatė se sa i lartė,
rreth 5%tė meshkujt dhe 8% tė bushtrat. Pjesa e sipėrme e trupit ėshtė e drejtė
pėrveē kreshtės ku theksohet pak (kreshta duhet tė jetė mirė e zhvilluar) dhe
tė vithet qė lėshohet nė mėnyrė jo shumė tė theksuar (formė S). Nuk ėshtė e
lejueshme vija e shpinės as konvekse as konkave.








Gjoksi





Ėshtė i zhvilluar, i gjerė, i thellė,
i gjatė me brinjė tė cilat janė gati vertikal ndaj shtyllės kurrizore, me pakė
rrumbullakėsi nė pjesė e prapme tė trupit (formė elipsoide), thellėsia e
gjoksit duhet tė jetė minimumi 50%.Raporti i lartėsisė sė bėrrylave dhe xhidavisė



(52:48 - 55:45%).



Ijėt



Duhet tė jenė tė shkurtra dhe
muskulore ndėrsa









Vithet,

cilat pėrbėjnė “motorin“ e lėvizjes janė mesatarisht tė gjata me pjerrtėsi prej
28°.



KOMPENZIMI
I VLERĖSIMIT TĖ QENIT






Kėtu do tė pėrqendrohesha diēka ma gjanė.


Ēka janė proporcionet e mira tė Deltarit
ilir






a)
G
jatėsia
e trupit nga vija e pasme e kyēit tė krahut, e deri te pika e fundit e
prapanicės, duhet tė jetė 5% respektivisht 8% mė e madhe se lartėsia.






b)
K
oka
dhe qafa duhet tė paraqesin vetitė e bukurisė.






c)
G
jatėsia
e gjoksit, shpinės me ijėt dhe vithet, pėrbėjnė gjatėsinė e trupit, tė cilat
duhet jenė tė ndėrlidhura ndėrmjet veti, dhe bėjnė bazėn e qenit.






d) Gjoksi
duhet tė jetė i gjerė pas bėrrylave, i lėshuar thellė, dhe pėrbėn ndėrlidhje tė
mirė me kėmbėt...



Pėr vlerėsimin e gjatėsisė sė trupit
tė qenit, duhet tė merret parasysh komponenta e kompensimit. Ēka d.m.th. se
disa qenė janė mė tė gjatė se lartėsia
pėr 10%, por lėnė pėrshtypjen qė janė mė tė shkurtėr se disa tė tjerė, ta zėmė,
me 6% gjatėsi e tė cilėt duken mė tė gjatė.



Trupi i gjatė ėshtė e metė, vetėm, nė
qoftė se pjesėt e mesme (shpina, ijėt), janė jo proporcionale me gjatėsinė,
sepse qentė me shpinė tė tillė kanė fuqi mė tė vogėl ndėrsa gjoksi i gjatė dhe
vithet e gjata janė veti tė dėshiruara.



Trupi i shkurtėr, nėse shkak i tillė
janė vija shpinore dhe ijėt, japin fuqinė, por nėse ėshtė gjoksi i shkurtėr
qeni nuk ka themel dhe me vithe tė shkurtra qeni nuk e ka lėvizshmėrinė e dėshirueshme.



Pėr atė arsye pa marr parasysh se
qeni mund tė ketė gjatėsinė normale, pjesėt e veēanta tė tij mund tė mos jenė nė
proporcion mes veti.



Gjithashtu mund tė themi atė qė kemi
thėnė mė herėt.



Nėse gjoksi dhe vithet janė tė
shkurtėr dhe shpina e ijėt kompensojnė gjatėsinė, qeni nuk ka bazė dhe pesha e
trupit kur ecė peshon para dhe qeni i tillė ecėn rėndė.






Nėse shpina, ijėt, vithet janė
shkurtra dhe gjatėsinė e kompenson gjoksi, qeni ka bazė (themel), por nuk ka
shpejtėsi tė mjaftueshme, dhe kapėrcen me kėmbėt e prapme tė cilat i lėvizė mė
intensivisht qė tė mund ta kompensoj fuqinė.



Ndėrmjet gjoksit dhe kėmbėve tė para
duhet tė ketė pėrputhshmėri. Te kėmbėt e gjata duhet gjoks i thellė. Kur lartėsia e pjesės sė
prapme e tejkalon lartėsinė e pjesės sė
parme, pesha bie nė pjesėn e parme – shpejtėsia e mirė . Nėse pjesa e parme
shumė mė e lartė pesha bie nė kėmbėt e prapme.








BISHTI


Te D. I. rrėnja e bishtit ėshtė e vendosur
12% mė poshtė se vija e shpinės, e cila shkon nė vazhdimėsi tė vijės sė vitheve,
ka rrėnjė tė trashė, tė fuqishme e cila duke vazhduar kah maja ngushtohet. Pėr
kah gjatėsia bishti bie poshtė deri te kėrciri dhe diē mė poshtė.



Kur qeni ėshtė i qetė nė tė shumtėn
e rasteve bishtin e mbanė nė formė shpate, nėn vijėn e shpinės. Nė aksion i
mbajtur mbi vijėn e shpinės formė drapri, por ėshtė nė shqyrtim se ēfarė do tė vendoset pėr
bishtat e mbajtur nė formė unaze, i krijuar rreth 1 unazor...



Forma e dy unazore e bishtit, bishti
i mbajtur anash etj. janė nė mėnyrė vizuele tė padėshirueshėm, mirėpo me kėtė
mendojmė qė nuk humb shumė nėse i ka vetitė e tjera. Ėshtė mirė i mbuluar me
qime qė krijon lėpendrėn nė pjesėt e poshtme.






LARTĖSIA
DHE PESHA






Sipas standardit, lartėsia te meshkujt
ėshtė 65-75cm, ndėrsa te femrat 60-70cm.



Qė qeni tė duket tipik dhe elegant nė
lėvizje atėherė pesha mė e mirė, tek qenėt aktiv, ėshtė pėr 1 cm lartėsi
650-700gr. p.sh qeni prej 72 cm mė sė miri do t’i konvenonte 48,60 kg, qė nė
standard po punohet, ndėrsa femrat (bushtrat) 10-15% mė pak nė raport me meshkujt.








KĖMBĖT
E PARME






Kryesisht shėrbejnė pėr mbajtjen e
peshės sė trupit dhe pėrqendrimi nė to ėshtė 55%. Nėse shikohen nga anash,
qėndrim tė drejtė kemi atėherė, kur vija e paramenduar e lėshuar te vija e
krahut bie nė tokė 2-4 cm para vijės sė shputave, ose kur vija e lėshuar prej
mesit tė osit anėsor pranė krahut nė tokė e ndan parakrahun (nėnbėrrylin),
gjurin dhe bie nė tokė, nė vijėn e prapme tė shputės.






Pėrqendrimi i rregullt (drejtė) i kėmbėve
shikuar nga para ėshtė kur vija e lėshuar nga ana e jashtme e kyēit tė krahut e
ndan pėrgjysmė parakrahun , gjurin , shputėn
nė dy pjesė tė barabarta.






Gjymtyrėt janė proporcional me
trupin, tė kenė kėnde tė rregullta sipas standardit. Kėndi i krahut ėshtė 105°
nėnbėrryli (parakrahu) ėshtė i vertikal, kockat, muskujt dhe kyēet janė proporcionale
nė mes veti, kėmbėt e drejta. Gjatė
lėvizjes bėrrylat duhet tė jenė nė vijėn e drejtė pa gunga (qitje, hyrje) as
nga brenda as nga jashtė. Shputatme
gishtėrinj tė afruar, me shputė tipike” shputlugė”. Thonjtė e pigmentuar.






KĖMBĖT
E PRAPME






Pėrqendrimi nė kėmbėt e prapme ėshtė 45%. Kėmbėt e prapme
pėrcaktojnė drejtimin e lėvizjes. Pėrqendrim i drejtė ėshtė atėherė, nėse e shikojmė
nga prapa dhe kur vija e lėshuar nga pika e vėrejtur e prapanicės, bie nė prag
tė vijės sė kyēit tė kėrcirit, shkon pėrgjatė eshtrave tė parashputave, duke i
ndarė nė gjysmė tė gjitha pjesėt e poshtme.



Nėse shiqohet nga anash, pėrqendrimi
i drejtė ėshtė, kur vertikalja e lėshuar, nga pragu i ijės sė prapanicės, prek
kyēin e kėrcirit, dhe duke prekė tokėn ėshtė 8cm larg shputės sė prapme.



Kėmbėt e prapme janė nė proporcion
harmonik me trupin. Kanė muskuj e kocka mirė tė zhvilluara kur tė prekėn. Kėndi
i gjurit ėshtė i gjerė pėrafėrsisht 115° -120° , ndėrsa kėndi i kėrcirit 140°.
Lartėsia e kyēit tė kėrcirit ėshtė 27% apo 1/4 lartėsisė sė qenit.







ECJA
(lėvizja )



Ecja elastike, trupi nuk dridhet shumė, lėvizjet janė tė
buta por energjike. Harmonia qėndron nė atė kur kėmbėt e parme nė ecje mbulojnė
tė prapmet. Hapi, troku e galopi janė tė gjatė, tė sigurt e harmonik (nė
bjeshke e sidomos nė terrene tė vėshtira qenėt pėrdorin revanin, tė cilin mė
shumė e konsiderojmė tė krijuar sesa tė trashėguar). Troku i mesėm preferohet mė
sė tepėrmi.












LĖKURA
DHE MUKOZAT



Mesatarisht tė trasha, mirė tė pigmentuar,
pa rrudha. Dhe tė gjitha mukozat, ato qė shihen, janė tė pigmentuar.


















Qentė e bardhė nė tė shumtėn e
rasteve kanė pigment mė tė ēelėt






MBULESA
E QIMEVE DHE NGJYRAT






Qimet janė tė dendura, tė forta, tė
egra, mirė tė puqura pėr trup. Gjatėsia mė e madhe ėshtė nė kreshtė dhe rreth
qafės, gjithashtu bishti dhe qimet pas kofshės janė tė gjata. Gjatėsia e qimes ėshtė
prej 6-15 cm (qentė me qime mė tė shkurtėr se 6 cm i pėrkasin racės tjetėr
autoktone, shih. Standardin – Qen T’bani Shqiptar ). Nėnqimja ėshtė e dendur,
ndėrsa nė anėn e parme tė kokės, nė pjesėn e parme tė kėmbėve dhe shputave tė
para qimja ėshtė e shkurtėr, te veshėt dhe shputat e kėmbėve tė prapme ėshtė pak
mė e gjatė.



Nė qafė krijon rrethin qafor apo
qafėzėn, ndėrsa nė anėt e pasme tė kėmbeve tė parme dhe tė prapme krijojnė
flamuj, gjithashtu edhe nė pjesėn e sipėrme tė kėmbėve tė prapme, nė bisht
qimet krijojnė lėpendrėn.



Qeni ėshtė njė ngjyrėsh pėrpos te
qentė tigėr (vidranat).



Sipas standardit tė D. I, preferohen
kėto ngjyra:












Bardhoshat
–
qentė
me ngjyrė tė bardhė,






Verdhoshat
-

qentė me ngjyrė kashte, me ngjyrė tė kokės mė tė ēeltė apo mė tė mbyllėt se
ngjyra e trupit.






Murrovat - Qentė ngjyrė hiri nga e ēeltė e
ashtuquajtur ngjyrė ujku deri nė tė mbyllėt me kokė ngjyrė mė tė ēeltė apo mė tė mbyllėt se ngjyra e
trupit.






Tigroshat - Qentė ngjyrė tigri, me
tė gjitha nuancat e ngjyrave, tė lejuara nė standard.









KARAKTERI






D.I ėshtė qen i cili ka shėrbyer kryesisht pėr
ruajtjen e deleve, por mund tė pėrdoret edhe pėr punė tė tjera si si ruajtės
objektesh ...



D.I ėshtė i gėzueshėm, pamje
aristokrate, fisnik, i ashpėr-kompakt, harmonik, ka ecje krenare, mentalitet tė
mirė, i ashpėr por jo edhe agresiv, i vėmendshėm jo i mashtrueshėm dhe i
besueshem pėr tė huajt, i interesuar pėr rrethin pranė vetės. D. I ka inteligjencė
tė kėnaqshme, i cili pa trajnim, instinktivisht, kupton obligimet e veta. Me
shqisa mirė tė zhvilluara pėr tė diktuar armikun...



Federatat Kinologjike te Kosoves dhe e Shqipris Prezentuan
per te Paren here ne Arenen Nderkombtare Racen dhe Standardin e Races Autoktone Deltari Ilir Vendi Am Kosova dhe Shqiprija

me 09,05,2011 ne Dortmund te Gjermanis pran FCI

ja dhe disa Foto nga Prezentimi





[IMG=http://img854.imageshack.us/img854/864/dsc0107l.jpg][/IMG]



[IMG=http://img20.imageshack.us/img20/4600/dsc0127cj.jpg][/IMG]



[IMG=http://img696.imageshack.us/img696/7821/dsc0128xc.jpg][/IMG]



[IMG=http://img829.imageshack.us/img829/1188/dsc0129ld.jpg][/IMG]



[IMG=http://img829.imageshack.us/img829/1188/dsc0129ld.jpg][/IMG]



[IMG=http://img845.imageshack.us/img845/6994/dsc0130rr.jpg][/IMG]



[IMG=http://img844.imageshack.us/img844/7010/dsc0132az.jpg][/IMG]



[IMG=http://img821.imageshack.us/img821/4929/dsc0133vu.jpg][/IMG]



[IMG=http://img694.imageshack.us/img694/838/dsc0149zc.jpg][/IMG]



[IMG=http://img841.imageshack.us/img841/4806/dsc0205bs.jpg][/IMG]



[IMG=http://img135.imageshack.us/img135/7339/dsc0208s.jpg][/IMG]

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Gani Qallakaj



Numri i postimeve: 6
Registration date: 26/05/2011

MesazhTitulli: Re: Deltari Ilir (Qeni i Sharrit) Racė Autoktone   Tue May 31, 2011 7:52 pm

http://www.youtube.com/watch?v=RWJZrujiT1M&feature=player_embedded
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Luki
Administrator


Numri i postimeve: 174
Age: 54
Lokacioni: Prishtinė
Registration date: 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: Deltari Ilir (Qeni i Sharrit) Racė Autoktone   Tue May 31, 2011 11:03 pm

Pershendetje Gani,

Te pergezoj per shkrimin, postimin e fotove dhe video inqizimit.Te pergezoj per merakun tend, me vjen mire qe edhe ne bote ke ba dhe po mundohesh ta internacionalizosh racen tone burimore Deltari Ilir.Vetem perpara, kur te vijsh ne Kosove, besoj se takohemi.
suksese
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Gani Qallakaj



Numri i postimeve: 6
Registration date: 26/05/2011

MesazhTitulli: Re: Deltari Ilir (Qeni i Sharrit) Racė Autoktone   Wed Jun 01, 2011 9:00 pm

Faliminderit per Perkrahje
Kur te vi ne Pej dot Lajmrohem
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
fahredini



Numri i postimeve: 13
Registration date: 28/03/2011

MesazhTitulli: Re: Deltari Ilir (Qeni i Sharrit) Racė Autoktone   Fri Sep 30, 2011 8:16 pm

e pergezoj ket forum te deltarit ilir si dhe ju perkrahi ne gjdo aspekt niherit jam edhe idhtar shum i madhe i kesaj race.ne ket lami na nevojitem masetepermi angazhime sidhe perkrkrahje nga te gjithe kultivuesit apo adhuruesite jo vetem te deltarit ilir por pertegjitha racat e qenve,duhet ti dalimi ne ndime te gjithe, ne organizimet si dhe synimet e federates kinologjike te kosoves.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Deltari Ilir (Qeni i Sharrit) Racė Autoktone

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Gjeli Kosovar - Kosova Longcrower :: Shtazėt Shtepiake :: Deltari Ilir (Qeni i Sharrit)-