BallinaBallina  ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Tė nderuar anėtarė dhe vizitor, sė shpejti do tė aktivizohet domain-i me emrin gjelikosovar. Ju ftojmė tė sjellni shėnime pėr kėtė rac autoktone si dhe per sportet tjera. Tė nderuar anėtarė megjithėse administratorėt dhe moderatorėt e kėtij forumi do mundohen tė fshijnė ose redaktojnė shkrime tė kundėrshtueshme sa mė parė, mirpo ėshtė e pamundur qė tė rishikohet cdo mesazh. Prandaj ju duhet tė kuptoni se mesazhet e postuara nė kėtė forum janė shprehje e opinionit tė autorit dhe jo tė administratorit, moderatorėve apo webmasterit (pėrvec rasteve kur kėta tė fundit janė autorė tė shkrimeve) dhe ata nuk mund tė mbahen pėrgjegjės.  Ju falenderojme, stafi i forumit !

Share | 
 

 Pėllumbi Ilir

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Resi



Numri i postimeve : 4
Registration date : 25/08/2009

MesazhTitulli: Pėllumbi Ilir   Sat Jan 29, 2011 2:53 am


Ndėrtimi trupor
Ka njė pamje tė shtėrnguar natyror, i hollė, elegant dhe shumė lėvizės.
Standardi
Ėshtė i hollė, i fuqishėm dhe ka njė ballė koke tė rrafshėt. Ka madhėsi mesatare, diku rreth 33 deri 34 centimetra dhe ėshtė i ngritur dhe elegant. Xhufkėn e ka tė mprehtė (maje) dhe pupulat fillojnė tė mblidhen nga tė dy anėt e mbrapa kokės duke e krijuar majen e xhufkės e cila pėrfundon mbi horizontin e kokės. I njėjti pėrshkrim vlenė dhe pėr pėllumbin pa xhufkė, vetėm se te ky lloj pėllumbi nė vend tė xhufkės pupulat lėshohen drejtė qafės sikuse te ēdo pėllumb pa xhufkė. sytė i ka tė theksuar dhe ngjyrė portokalli; sqepi ėshtė i mesėm dhe ka ngjyrė tė lėkure – tė verdhė nė tė bardhė dhe se pjesa e fundit e majes ėshtė mė e errėt; qafėn e ka tė gjatė dhe tė hollė,tė ngritur lartė dhe me njė eleganc specifike; gjoksi ėshtė i gjerė dhe i hedhur para;
shpina ėshtė e rrafshėt dhe e pjerrtė deri te bishti. ka krahė tė gjatė dhe tė qėndrueshėm tė cilėt qėndrojnė mbi bishtin e tij; bishti vazhdon nga vija e shpinės dhe numėron 12 pupla (penda) tė gjata dhe tė gjera. kėmbėt i ka tė mesme dhe pa pupla;
ngjyrat e puplave tė tij janė: tė bronzta tė hapura (ari) apo tė remta (bakri) dhe me krih me ngjyrė tė mbyllur;
Gabime eventuale
Kur ka njė trup tė dobėt apo tė shkurtė, kur e ka sqepin e shkurtė, kur xhufkėn e ka tė gjerė dhe kur nuk ka shkėlqim metalik nė gjithė trupin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Resi



Numri i postimeve : 4
Registration date : 25/08/2009

MesazhTitulli: Re: Pėllumbi Ilir   Sat Jan 29, 2011 3:02 am

ILIRĖT DHE PĖLLUMBI ILIR - MITOLOGJIA DHE KULTET
Popujt qė u bėnė mė tė njohur nė historinė e lashtė tė Ballkanit janė grekėt, ilirėt dhe trakėt. Ilirėt, si trashėgimtarė tė pellazgėve, janė ndėr banorėt mė tė lashtė tė gadishullit ballkanik. Kulturėn, gjuhėn dhe tiparet antropogjike ilirėt i formuan nė vendin e tyre, nė pjesėn perėndimore tė gadishullit tė Ballkanit, aty ku shkrimtarėt antikė i pėrmendin nė veprat e tyre.
Problemi i prejardhjes s ė ilirėve me veēoritė e gjuhėsore e kulturore, ka pėrbėrė njė nga synimet mė kryesore tė ilirologjisė.
Rreth kėtij problemi janė shfaqur pikėpamje tė ndryshme tė cilat ndahen nė dy teori kryesore:
teoria e cila ilirėt i konsideron si banor ė autokton ė tė Ballkanit dhe
teoria q ė i konsideron ilir ė t si tė ardhur nė Ballkan.
Nė mesin e teorive qė i konsiderojn ė ilirėt tė ardhur nė gadishullin ballkanik, ka mospėrputhje si pėrsa i takon vendit nga vijnė, ashtu edhe kohės sė ardhjes sė tyre.
Zbulimet arkeologjike tė Pasluftės sė Dytė Botėrore vėrtetojn ė autoktonitetin e ilirėve.
Teori tė shumta pasqyrohen edhe nė spjegimin e kulturės ilire, duke e krahasuar me kultura tė ndryshme evropiane dhe botėrore.
Ēėshtja e prejardhjes sė ilirėve ėshtė e reflektuar edhe nė pėrshkrimin e kulteve tė tyre, e lidhur ngushtė me lėvizjet apo moslėvizjet e tyre masive.
Kulturėn shoqėrore dhe artistike, ilirėt e zhvilluan nė trojet e tyre etnike.
Arti ilir nė periudhėn e hershme tė hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ.
Arti figurativ nė Iliri u zhvillua mė vonė; atė e shohim tė pėrfaqėsuar nė figura tė ndryshme kafshėsh tė trajtuara nė mėnyrė tė stilizuar si dhe nė objekte tė tjera, si art dekorativ i ndėrthurur me motive gjeometrike.
Arti figurativ ilir parahistorik kufizohej kryesisht nė punimet me baltė ose nė bronz tė figurave tė kafshėve, tė shpendėve tė cilėt kishin tė bėnin me kultet fetare.
Kulti ishte si njė shėrbesė fetare pėr nder tė njė hyjnie dhe q ė paraqiste n ė vetvete nj ė ceremoni mistike organizuar pėr kėtė qėllim.
Gjurmėt e shumta tė kulteve shprehen pėrmes motiveve tė ndryshme, qė zbukuronin objektet e veēanta dhe qė nė mėnyrė grafike simbolizonin shpendėt, gjarpėrin, diellin e tė tjera.
Kulti ilir i diellit ishte shumė i rėndėsishėm. Ky kult tek ilirėt shprehej dhe pėrmes varėseve tė ndryshme nė formė t ė shpendėve.
Njė ndėr kultet shumė tė rendėsishme nė jetėn ilire ishte pa dyshim kulti i shpendėve i cili paraqitet nė shumė figura simbolike tė kulturės materiale. Nga kjo del se shpendėt kan ė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė simbolikėn ilire.
Ndėr shpendėt qė mė sė shpeshti i gjejmė nė r ė nojat me origjin ė ilire tė njohura deri mė tani jan ė shqiponja dhe pėllumbi.
Kulti i kėtyre shpendėve ėshtė dokumentuar me burime arkeologjike dhe ato tė shkruara.
Mirėpo, as burimet materiale e as ato tė shkruara nuk janė tė mjaftueshme pėr tė pasur njė pasqyrė tė qartė mbi tė gjitha aspektet e kėtyre kulteve nė tė gjitha viset ilire.
Shpendėt si simbole i gjejm ė shumė her ė t dhe pa dyshim jan ė ndėr simbolet e para qė njeriu i ka pėrdorur pėr pėrshkrimin e kulteve tė besimit fetar.
Numri i madh i paraqitjeve tė shpendėve flet pėr atė qė kėto simbole kanė ekzistuar nė mėnyr ė paralele me kultet dhe simbolet tjera.
Kjo ėshtė edhe njė dėshmi se shpendėt kan ė jetuar nė mesin e njerėzve qė nga kohėt e lashta.
Kwto paraqitje tė shumta tė shpendėve (tek disa prej tyre do tė ndalemi n ė vijim), kanė pasur pa dyshim domethėnie simbolike: ėshtė e qartė se ky shpend nė religjionin dhe simbolikėn e ilirėve ka pasur rol shumė tė theksuar.
Edhe pse figurat e shpendėve jan ė tė shumta ato nuk mjaftojn ė pėr njohjen e kultit tė shpendėve.
Ky fakt, ndėrkaq, nuk mund t ė na bind ė p ė rfundimisht se ilirėt nuk e kanė njohur kultin e shpendėve, pėrkatėsisht tė shqiponjės dhe pėllumbit tė tyre.
Edhe burimet e shkruara nė periudhat e mė vonėshme kanė rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr arsye se bėjnė tė mundur qė pėr kultin e shpendėve te ilirėt tė njohim disa veēori tė rėndėsishme tė cilat nuk do tė mund t'i nxirrnim vetėm nga materiali arkeologjik.
Sipas burimeve kishtare shpendėt mė tė rėndėsishėm ishin shqiponja dhe pėllumbi ilir i njohur me emrin Engjėllesha Ilire.
Shqiponja mbeti njė simbol kombėtar, kurse pėllumbi ilir njė legjend ė e gjallė, por deri mė tani shumė pak e njohur ndėr ne. Dihet tashm ė se ngjyrat dominuese tek ilirėt kan ė qen ė e kuqja dhe e zeza.
Pik ė rsiht me k ė to dy ngjyra,e gjejmė pėllumbin ilir (columba illyrica) dhe insektin ilir (stictoleptura cordigera illyrica) dhe pikėrisht me tė njejtėn ngjyrė ėshtė edhe flamuri kombėtar shqiptar.
Nga epoka ilire pėrveē pėllumbit ilir kemi edhe disa kafshė dhe barishte tė cilat edhe sot e k ė saj dite mbajn ė emrin e ilirėve.
Nd ė r to ia vlen tė pėrmenden:
detari ilir (illyrian sheepdog), peshku ilir (squalius illyricus)- ndryshe quhet edhe mėlyshi i zi, kėrmilli ilir (campylaea illyrica ), insekti me ngjyra kuq dhe zi -(stictoleptura cordigera illyrica). Gjithashtu po emrin ilir mbajn ė edhe shumė barishte si: iris illyrica, petrorhagia illyrica, knautia illyrica, illyrian thistle, pancratium illyricum, onopordum illyricum dhe shumė tjera tė cilat vėrtetojnė lashtėsinė e ilirėve.
N ė r ė nojat ilire jan ė gjetur shumė figura dhe vizatime shpendėsh tė cilat mund tė jenw imitim i pėllumbit ilir - engjėlleshės ilire.
Vlen tė pėrmendet pėllumbesha e Vuēidollit e gjetur nė vendpunishten e Vuēidollit tė quajtur Gradac.
Vucidolli ėshtė njė vendbanim 5 km nė afėrsi tė qytetit Vukovar tė Kroacisė.
Fjala ė sht ė p ė r njė skulptur ė pėllumbi gjetur nė vitin 1938.
Mendohet se ėshtė punuar 2000 deri nė 3000 vite para lindjes sė Krishtit.
Figura ėshtė e ndėrtuar nė njė stil religjioz dhe ėshtė njė simbol i civilizimit evropian.
Pėllumbesha ėshtė e gjatė 19,5 cm dhe duket tė jet ė njė pėllumb i cili ėshtė kultivuar nė Evrop ė para 4500 viteve. Skulptura ėshtė figura mė e vjetėr e pėllumbave e gjetur nė Evrop ė .
Nuk dihet saktėsisht se pėr cilin pėllumb ėshtė fjala, por nga pamja ka ngjashmėri tė madhe me pėllumbin ilir.
Vlen tė pėrmenden edhe rrethet e vogla unazore tė veshėve (vathėt ilir ė ) tė gjetura nė Trebenishte tė Ohrit. Jan ė rrath ė tė vogla veshėsh tė punuara prej metali (ari) tė cilėt shėrbenin pėr zbukurimin e veshėve tė grave ilire. Edhe kėta zogj tė bukur q ė kan ė mar ė emra tė ndryshėm, nga pamja duken se jan ė njė zbukurim me motiv nga pėllumbi ilir.
Figurat e paraqitura nė kėta vathė jan ė shumė tė ngjashėm me pamjen, ngjyrat dhe pėrmbajtjen e pėllumbit ilir i cili paraqitet me njė qėndrim tė lartė tė kokės dhe me shpin ė n vertikale e cila bashkohet me bishtin duke mos e humbur vetikalitetin e saj.
Xhufka mbi kokė ė sht ė e dallueshme mjaft qart ė ashtu si dhe ngjyrat e arit nė tė gjith ė trupin e tyre. Karakteristikat q ė permend ė m,duke shtuar dhe krah ė t e zes, jan ė tiparet kryesore t ė pėllumbave ilir ė edhe nė ditėt e sotme.
Nė mitologjin ė popullore si njė tėrėsi e miteve tė popullit, pasqyrohet nė mėnyr ė fantastike ndėrgjegja e njerėzve tė periudhave mė t ė her ė shme tė jetės sė popullit tonė.
Edhe nė periudhat e mė vonėshme shpendėt patėn njė rėndėsi tė posaēme. K ė to d ė shmi i gjejmė nė shkrime, kėngė popullore, piktura dhe skulptura.
Kultivimi i pėllumbit nė disa raste paraqitet edhe si njė mėkat.
Kjo dėgjohet shpesh nga fjalėt popullore se " ėshtė gjynah ta mbash pėllumbin". Ėshtė mėkat ta kultivosh pėllumbin.
Ndoshta kjo mund tė jetė njė mitologji e lashtė qė nga periudha ilire ku pėllumbin ilir e konsideronin si engjėllor.
”Ėshtė mėkat ta mbash pėllumbin e mbyllur” vjen si njė shprehje se pėllumbi duhet tė jetė i lirė, ashtu sikurse ėshtė krijuar nga natyra si njė shpend i lirė.
Kemi gojėdhėna tjera tė cilėt pėllumbin e konsiderojn ė tė shenjt ė : si,fjala vjen,shpehja ”pėllumbi i shkruar”. Pėllumbin Zoti e ka dalluar nga shpendėt e tjerė duke e shkruar me vija nė krahė dhe duke e ngjyrosur me ngjyrat mė tė bukura.
Kėngė popullore:
O pėllumb me krah ė tė shkruar
Fluturo e kah do tė shkoshė
Per Vardarin me shumė valė
Atje je prej shenjės sė parė….
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Resi



Numri i postimeve : 4
Registration date : 25/08/2009

MesazhTitulli: Re: Pėllumbi Ilir   Sat Jan 29, 2011 3:07 am

Vazhdim...
Nė mitologjin ė popullore pėllumbat paraqiten edhe si shpend ė fatidikė:
pėllumbi i bardhė sjell liri, lumturi,dashuri, sjell tė gjitha tė mirat qė tė bėjnė tė gėzuar, simbolizon ndjenjat dhe gjendjen e kėnaqėsisė sė thellė dhe e gėzimit tė madh qė kemi kur na
plotėsohet njė dėshirė e zjarrtė, kur ia arrijmė njė qėllimi tė lartė, kur gjithēka na vete mbarė. Simbolizon pra lumturin ė e pėrgjithshme (familjare, vetjake).
Popullore:
Si freskia e detit erdhi pėllumbi i bardhė…
Pėllumbi i zi simbolizon tė keqen, ndjell kobin, mjerimin e madh, fatkeqėsin ė , vdekjen. Prandaj thuhet: pėllumbi i zi - kob i zi.
Pėrveē mitit t ė pėllumbit nė mitologjin ė popullore kemi edhe mite tjera tė shpendėve tė cilat vėrtetojn ė rendėsin ė e tyre nė jetėn e popullit ton ė .
Njihen edhe mite tė shpendėve t ė tjerė sipas tė cilave kėngėt e tyre sjellin fatin apo fatėkeqėsin ė e njeriut.
Si shpend ė tjerė fatidikė nė kulturėn tonė njihen bilbili dhe qyqja.
Nė poezitė popullore tė mėposhtme e gjejmė sė bashku fatthėnien e billbilit dhe qyqes:
Iku dimri, erdhi vera,
erdh behari, ēeli ferra,
borziloku e trėndafili,
mbani vesh ē'thotė bilbili:
erdhi vera ēeli molla
me shėndet robat e holla!
Pse s'kėndon, ti murga qyqe,
pse s'kėndon?
Kur tė vij' koha e verės,
kur tė mbushet mali gjethe,
mali gjethe, fusha lule,
fusha lule, fshati trima,
fshati trima, lumi nuse,
lumi nuse, sheshi ēupa,
ahere do kėndonj unė.
Dardhė, korēė
Zėri i bukur i shpendėve p ė rshkruhet edhe nga poet ė dhe shkrimtar ė tė shumtė.
Naim Frashėri:
Tek kėndon thėllėza me gas edhe zogu me dėshirė,
e qyqeja duke qeshur, bilbili me ėmbėlsirė,
tek hapetė trėndafili, atje ma ka ėnda tė jem,
bashkė me shpest edhe unė t'ja thėrres kėngės e t'ja them.
Pas pushtimit tė trojeve ilire nga perandoria romake po thuajse ēdo gjė kishte mar ė njė kahje tjetėr. Tashmė ilirėt bėnin njė jetė tė robėruar dhe merreshin vetėm me bujqėsi dhe blegtori.
Romakėt e zbuluan pėllumbin ilir i cili ishte i pa njohur pėr ta.
Pėllumbi ilir ėshtė krijesa e gjallė dhe e pa ndryshuar e gjurmėve tė stėrgjyshėrve tanė me ngjyra fantastike tė cilat nuk i gjejmė dot te pėllumbat tjerė. Ėshtė e vėrtetuar se ėshtė fjala pėr pėllumbin e vjetėr ilir Columba ilyrica siē e quanin romakėt.
Ėshtė i njohur pėr nga ngjyrat thelb ė sore ngjyr ė bronzi dhe bakri.
Emri shkencor ėshtė Columba Illyrica, kurse emrin Archangel pėrdoret nė SHBA dhe Angli qė nė shqip don tė thotė kryengj ė lli. Nė Evropė pėrdoret me emrin “gimpel”. Emri “gimpel” ėshtė pėrdorur nė gjithė Evropėn pėrveē Britanisė sė Madhe. Nė Britani, emri “archangel” ėshtė pėrdorur pėr tė pėrshkruar vetėm pėllumbin ilir me ngjyrė tė errėt bakri (variantin p ė r t ė cilin fol ė m mė sipėr), kurse tė gjitha variantet tjera quhen “gimpel”.
Pėllumbi kishte xhufkė me maj ė dhe ngjyra fantastike me shkėlqim metalik tė cilat nuk ishin parė deri atėhere. Duke pasur parasysh rendėsin ė simbolike tė kėtij pėllumbi, romakėt e morėn dhe e kultivuan mė tutje dhe i dhanė emrin “columba illiyrica” qė nė shqip don tė thotė “pėllumbi ilir”. Ashtu si grekėt tė cilėt morėn dhe pėrvetėsuan perėndit ė pellazge, si Zeusi, Af ė rdita, Athina, e tė tjera tė cilat nuk mund tė jen ė perėndi greke pasi keto fjal ė nuk kan ė asnje lidhje me greqishten, por me njė gjuhė tjetėr, gjuhėn shqipe, edhe romakėt e pėrvetėsuan gudinėn zana dhe pėllumbin columba illyrica. Pėllumbin ilir romak ė t e kultivuan mė tutje dhe ishin tė parėt tė cilėt e shpėrndan ė nė Evropė dhe Azi. Emri i pėllumbit ilir mbeti i pandryshuar, por me arritjen e tij nė Angli dhe Gjermani, ai pag ė zua me emrat “archangel” nė Angli dhe “gimpel” nė Gjermani.
Nd ė rkaq kristianizmi u p ė rhap nė botė, shumė shpejt ai ishte pėrqafuar nga romakėt dhe pėrmes tyre gjithashtu shumė shpejt erdhi edhe te ilirėt.
Ndėrrimi i besimit i cili nė fillim ishte shumė i ngadalshėm solli si rezultat edhe ndryshimin e kulteve dhe simboleve tė vjetra.
Edhe pse ndryshimi ishte i theksuar nė legjendat dhe mitet e ilirėve, disa nga ato jetuan edhe mė tutje. Shum ė prej tyre i gjejmė edhe sot, si “syri i keq”, perėndesha zana, gjarpėri i shtėpisė, legjendat e shpendėve e tė tjera.
Kur kristianizmi e kishte pėrfshir ė territorin pėrreth Adriatikut, pjesa administrative dhe organizative e popullat ė s ishte bėrė kisha. Pėllumbi ilir ishte pėrvetėsuar dhe kultivuar nė kishat e krishtere si njė pėllumb engjėllor.
Kishat nė Kosovė datojnė tė jenė tė ndėrtuara rreth viteve 345 pas Krishtit.
Pėrqafimin e krishterimit nga ilirėt e vėrteton edhe at Nikoll ė Marku nė njė letėr ,(kisha e Shėn M ė risė n ė Elbasan) let ė r n ė t ė cil ė n flitet rreth orthodoksise dhe krishterimit ne Kosovė.
Pjesė nga letra:
Krishterimi nuk ka qenė vetėm i Bizantit, por i gjithė viseve nga lindja nė perėndim.
Dokumentet vėrtetojnė…se krisht ė rimi nė kėto vise ėshtė i kohės apostolike si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė.
Qysh nė vitin 342 pas Krishtit pėrmendet Peshkopata e Ulpianės e cila nėn administrimin e saj kishte territorin e Dardanisė. Nė vitin 535 pas Krishtit perandori Justinian kishte riorganizuar Kishėn e Lindjes ku bėn pjesė edhe Dardania ( Kosova e sotme) e cila krijoi njė
peshkopatė tė re qė u quajt ''Justiniana e pare'' dhe q ė e kishte qendrėn nė hap ė sirat dardane. Deri nė shekullin e tet ė krishterimi u administrua sipas kombėsive dhe popullatave nė mėnyrė tė pavarur, nė bazė tė traditės sė mėhershme dhe nė bazė tė kulturės dhe gjuhės sė tyre duke p ė rdorur tė njejtėn liturgji d.m.th ungjijt ė , letrat dhe shkrimet e apostujve. Po pėrsėri perandori Justiniani nė "novelėn cxxxi" ndėr tė tjera thotė: "... shumė i lumuri nė kėtė kohė, kryepeshkopi i vendlindjes sonė ( Bederiana nė Dardani) dhe qė u quajt "justiniana e pare".Justiniani ėshtė edhe autori i termit "besimi i drejtė" qė nė greqisht do tė thotė “orthodoks”.
Ardhja e sllavėve dhe barbar ė ve nė Ballkan u shoqėrua me luftėra dhe rrėnime tė reja. Kėto hordhi grabitnin dhe plaēkitnin pasurinė e vendasve si dhe pasuritė e kishave dhe tė manastireve.
Vendasit u tėrhoqėn maleve.
Sllavėt gjetėn kėtu njė popullsi kompakte, tė formuar shpirtėrisht nė pjesėn mė tė madhe, pra krishtwrimi kishte hyrė nė Ballkan 700 vjet para ardhjes sė sllavėve. Sllavėt gjetėn kisha dhe vendbanime tė ndėrtuara dhe ata i pėrvetėsuan ato a nė mėnyr ė qė mė von ė t’ia ndryshonin format dhe stilet pėr t’ia pėrshtatur kulturės sė tyre.Dhe k ė t ė e b ė n ė realisht.
Sllavėt e pėrvetėsuan edhe pėllumbin ilir (engjėlleshėn ilire) dhe e kultivuan mė tutje nė oborret e kishave. Kėtė e vėrtetojn ė edhe dokumentet kishtare sllave.
Pas rrėzimit tė perandorit Samuel nė vitin 1014 erdhi nė fuqi perandori Vasil i II-tė i cili ka lėnė dokumente tė rėndėsishme, ku ndėr tė tjera pėrmendet administrimi dhe autoriteti qė ka patur mbi kėto peshkopata, si jan ė peshkopata e Dibrės, Prizerenit, Hosnit pranė Deēanit dhe Pejės.
Pas pushtimit serb me Stefan Nemanjėn (viti 1198) nė trojet verilindore tė shqiptarėve u krijua Patrikana e Pejės (1217), e cila nė aspektin kombėtar u identifikua si kishė e serbėve.
Patrikana ortodokse e Pejės kėrkonte qė emrat t’i pėrmbaheshin trajtės nė tė cilėn shkruheshin nga popullsia sllave dhe pėr kėtė arsye shqiptarėt filluan tė marrin edhe emra tė nomenklaturės kishtare sllave.
Me qė pėllumbi ilir kishte njė rėndėsi tė veēant nė kulturėn ilire, ata vazhduan ta quanin me tė njejtin emėr “engjėllesha ilire”, emėr tė cilėn edhe anglezėt e pėrvetėsuan duke e quajtur “archangel”. Fjala “archangel” pėrbėhet nga dy fjalė: arch,shqip kryesor, qė vjen para gjithė tė tjerėve, i radhės sė parė; qė ėshtė nė krye ose i pari nga rėndėsia, i dorės sė parė mė i rėndėsishmi etj.etj. dhe fjalės “angel” qė don tė thotė “engjėll”.
Pėllumbi ilir edhe sot mban emrin e vjetėr ”columba illyrica”.
Kur dhuna sllave mori njė intensitet tė papar ė , vendasit u tėrhoqėn maleve.
Pik ė risht n ė k ė t ė koh ė bujqit tė cilėt merreshin me punimin e tokave u quajtėn ”arėbėrės”.
Nė kėtė kohė kemi edhe transformimin gradual tė emrit ilir nė atė arbėresh qė vjen nga fjala arėbėrės.
Pushtimi i tokave arbėreshe, njohu njė shkallėzim tė ri nė kohėn e sundimit tė mbretit serb, Stefan Dushanit (1331-1355).

Nė vendet e pushtuara feudalėt serbė u pajisėn me fonde tė mėdha tokėsore qė iu rrėmbyen popullsisė vendase. ”Klerikėt vendas u poshtėruan dhe u persekutuan, fisnikėt shpronėsohen e burgosen", shkruhet nė njė relacion tė vitit 1332 tė kryepeshkopit frėng tė Tivarit, Guljelmi i Adės.
Pasoja sidomos negative pati pushtimi serb nė viset veriore shqiptare e veēanėrisht nė Kosovė, ku sundimi serb zgjati gati dy shekuj.
Duke filluar nga shek. XIII, mbretėrit serbė nga dinastia Nemanja punuan pėr ta zhvendosur epiqendrėn e shtetit tė tyre nga Rasha nė drejtim tė viseve tė pasura tė Kosovės.
Qytetet t ė tilla si Shkodra, Prizreni, Prishtina e Shkupi, u bėnė me dhun ė nė kohė tė ndryshme seli tė oborrit serb.
Njė tjetėr qendėr e rėndėsishme e Kosovės, Peja, prej mesit tė shek. XIII u kthye nė qendėr tė kishės autoqefale serbe.
Duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XIII serbizohen kishat e manastiret e Kosovės dhe ndėrtohen shumė kisha tė reja tė cilat u pajisėn me fonde tė mėdha tokėsore.
Shtrirja e shtetit serb nė drejtim tė Kosovės u shoqėrua edhe me ardhjen kėtu tė kolonėve tė rinj nga territoret e Serbisė sė mirėfilltė (Rashės). Tė porsaardhurit populluan fshatrat e braktisura dhe u vendosėn nė pronat e pėrvetėsuara rishtazi nga feudalėt apo kishat e manastiret serbe.
Krahas kolonizimit, mbretėrit serbė, e nė veēanti car Stefan Dushani, zbatuan njė politikė qė synonte asimilimin e popullsive shqiptare tė viseve tė pushtuara.
Kur klerikėt shqiptar ė poshtėroheshin dhe largoheshin me dhun ė nga kishat e tyre, klerikėt serb ė hynin si pushtues nė kishat tona duke i pėrvetėsuar dhe serbizuar ato.

K ė tu pushtuesit gjetėn edhe disa lloje p ė llumbash deri mė tani tė panjohur pėr ta, tė cilėt i quajt ė n ashtu sikurse edhe vendasit ”engjėllesha ilire” (ilirski angel) apo pėllumbin ilir (ilirski golub), p ė llumb q ė e kultivuan edhe mė tutje.
Kishat tė cilat dihet se e kultivuan pėllumbin ilir ishin manastiri i Deēanit,i Graēanicės, Banjskės, Kryeėngjėllit, manastiri i Hilandarit nė malin Athos. Krahas gjith ė k ė tyre mė tė njohurat ishin peshkopatat e Pejės dhe Prizrenit.
Kėtu kemi edhe njė dokument tė vitit 1349 i cili vėrteton prezencėn dhe kultivimin e pėllumbave ilir ė (engjėlleshėn ilire) nė oborrin e Patrikanės sė Pejės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Resi



Numri i postimeve : 4
Registration date : 25/08/2009

MesazhTitulli: Re: Pėllumbi Ilir   Sat Jan 29, 2011 3:10 am

vazhdim...
Gruja e mbretit Uroshi i pare, Jelena Anzujska nė oborr kultivonte pėllumba tė cilėt jan ė me xhufkė dhe shumė tė bukur. Kjo vėrteton prezencėn e pėllumbit ilir.
Edhe gjatė kohės sė sundimit turk serbėt vazhduan ta mbanin kėtė lloj pėllumbi i cili ishte me xhufkė, por ende mbante emrin ”engjėllesha ilire”.
Turqit e quanin "fesli" qė do me than kapuēali (xhufkali).
Kėtu kemi disa pėrshkrime tė pėllumbave ilir ė nga burimet e kishės ortodokse serbe tė cilėt pushtuesit i quanin “pėllumba metalik ė me xhufkė”.
Pėllumbat e races "demir" nga turqishtja qė nė shqip don tė thotė (hekur- metal) - jan ė njė prej llojeve tė p ė llumbave fluturues. Ata i pėrshkruanin si njė pėllumb i fuqishėm, me njė trup tė mesėm dhe me kokė tė madhe dhe ngjyra e sqepit pothuajse ėshtė e ngjashme me ngjyrėn e trupit.
(Pjes ė tė dokumentacionit tė prof. Brane Todoroviqi botuar nė vitin 1924.
Pjesa e dytė e dokumenteve jan ė nga Andre dhe Ernesta Biheli dhe pjesėn finale e dha Jovan Martinoviqi.).
Kemi edhe disa shkrime t ė tjera si njė vėrtetim i egzistencės sė kėtij pėllumbi nė Kosovė.
(Pjes ė nga libri: "Istorija srpskog visokoletaca", autora ing. Jovana Martinoviq.)
Nė vitin 1256,sipas shkrimeve tė vjetra, disa pėllumba jan ė dhuruar nga oborri i mbretit Urosh shkollės fillore nė Brnjac (regjistri i arkivės sė peshkopėve Danila dhe Zhitije Jelenino).
Nė vitin 1346 nxėnėsit e shkollės fillore Brnjaci kan ė shkuar pėr vizit ė nė Peshkopat ė n e Pejės dhe kan ė sjell ė me vete disa pėllumba tė llojit engjėllor.
Nė vitin 1372 Stefan Lazareviqi i cili nė oborrin e ti kishte pėllumba tė bardhė me xhufkė, solli nga Peshkopata e Pejės, dy pėllumba tė zinj tė llojit engjėllor.
Nė vitin 1427, sipas shkrimeve tė vjetra, Stefan Lazareviqi, pėllumbat e zinj tė tipit engjėllor i kishte lėnė nė Beograd, kurse pėllumbat e bardhė i kishte marr ė me vete nė Dubrovnik.
Nė vitet 1683 – 1699, njė pjes e kėtyre pėllumbave tė zinj jan ė bartur nga Beogradi pėr nė Vojvodinw dhe Hungari.
Kjo ishte rruga me tė cilėn ėshtė munduar tė ruhet pamja e jashtme e pėllumbave tė zinj (pėllumbave engjėllor ė ).
Ky lloj pėllumbi ka njė fluturim tė lehtė dhe tė gjerė dhe njė temperament tė shfaqur.
Vėrtetimin e egzistencės sė lashtė tė pėllumbit ilir e bėri edhe arkeologu anglez Arthur John Evans (1851-1941)i cili nė vitin 1884 i dėrgoi njė letėr njė pėllumbmbajtėsi nga Beogradi, Gjoka Gjordjeviq ku, ndėr tė tjera, shkruan:
Nėse i kėrkoni stėrgjyeshit e pėllumbave qė ju i kultivoni ata mund t’i gjeni nė Pejė gj ė q ė e pash ė gjatė njė vizite pune.
Pėllumbi ilir njihet nė Britanin ė e Madhe pėrmes klubit tė pėllumbave ilir ė tė njohur me emrin "The peak crested copper black ėing" dhe qysh atėhere pėllumbi ilir ėshtė i njohur me emrin ”archangel”. Ky klub e ka zanafillen qė nga viti 1844.
Tė gjitha ngjyrat e tjera janė tė njohura me emrin ”gimpel”.
Pėr t'i bėrė gjėrat mė tė thjeshta, nė Britanin ė e Madhe, varianti i vjetėr me ngjyrė bakri e krahėzi pėrshkruhet si ”copper black ėing”; ngjyra e bronzit quhet e errėt e verdhė.
Gimpel ose archangel, me tė vėrtetė nuk ka rėndėsi. Pėllumbat janė tė njėjtė dhe i pėrkasin tė njejtės racė.
Kėto janė ngjyra kryesore nė pėrshkrimin e pėllumbit ilir, por disa prej tyre dallohen edhe me flatra krahėsh tė bardha.
Mandej bakėr me krahė tė zinj, bakėr me krahė tė blu-gri, ari me krahė tė zinj etj.etj.,
Kemi edhe ngjyra tė pėrziera si ajo ngjyrė rėre apo qumėshti.
Nga pikėpamja historike ėshtė interesante tė vihet nė dukje se para vitit 1930, ky lloj pėllumbi ishte i njohur si ”kryengjėlli murg”.
Karakteristika mė e dukshme e pėrshkrimit tė thellėsisė sė ngjyrave ėshtė ajo e ngjyrės sė kokės, qafės, gjoksit, shpinės dhe bishtit.
E kuqe e errėt ėshtė njė ngjyrė intensive e bakrit, ngjyrė e kuqe me shkėlqim metalik. E verdhė ose bronzi, ėshtė ngjyrė e thellė dhe e errėt ari, e verdhė metalike. Kėto ngjyra intensive vėrtetė janė shumė tė bukura dhe kjo ndoshta edhe ėshtė karakteristika e cila e ka bėrė tė dallueshėm k ė t ė p ė llumb. Krahėt zakonisht i ka tė zinj dhe ngjyra e zezė ėshtė jashtėzakonisht e theksuar, me shkėlqim tė zi dhe me nuansa metalike n ė tė gjelbėrt dhe nė disa raste me ngjyra vjollce. Me njė fjalė i tėr trupi ėshtė i pėrshkruar nga nj ė shkėlqim metalik me ngjyra mahnitėse.
Historia e saktė e kėsaj race nuk mund tė konfirmohet, por ai ishte i njohur nė Gjermani qė nga viti 1820, dhe importuar nė Britani me ndihmėn e zotit John Sebright mė 1839.
Pllumbi ilir ėshtė ruajtur deri nė ditėt e sotme njė origjinalitet t ė duksh ė m si pėr nga forma e nd ė rtimit ashtu edhe pėr nga pamja e jashtme dhe ngjyrat.
Emrat tė cilėt njihen janė : emri origjinal nga gjuha latine; columba illyrica, archangel, gimpel, pėllumbi ilir etj,
Ėshtė stėrgjyshi i shumė pėllumbave tė Evropės. M ė von ė e kan ė kryqėzuar me pėllumba tė ndryshėm pėr t’i marė ngjyrat dhe xhufkėn e mprehtė.

COLUMBA ILIRICA
Standarti:
Emri origjinal:columba illyrica,
Emra t ė tjerė: archangel, gimpel, pėllunbi ilir etj.
Grupi: pėllumbat me ngjyra
Nr. I standardit Evropian. 402
Madhėsia e unazės: 07
Gjeneza:
Bėn pjes ė nė grupin e pėllumbave me ngjyra dhe ėshtė ndėr pėllumbat mė tė lashtė tė Evropės.
Ėshtė kultivuar nė gjithė territorin e Ilirisė.
Ka qenė pjes ė e kultit ilir dhe nė popullatėn ilire ėshtė quajtur “engjėllesha ilire”.
Pas pushtimit nga perandoria romake emri ilir kishte filluar tė zhduket gradualisht dhe tė z ė vendėsohet me emrin arbėresh dhe pastaj shqiptar. Gjithashtu bashkė me emrin e tyre kishin filluar t ė transformohen edhe besimi dhe kultet e tyre. Romakėt kishin treguar intersim tė madhė pėr pėllumbin ilir dhe ata e quajtėn columba ilirica (pėllumbi ilir) i cili kėtė emėr e ka mbajtur deri nė ditėt e sotme. Romakėt ishin ata tė cilėt e shpėrndan ė nė tėr ė Evrop ė n, Azi dhe p ė rtej oqeanit. Shumė popuj e pranuan dhe e kultivuan si njė pėllumb tė bukur me njė shkėlqim specifik dhe e kryqėzuan me raca tė ndryshme. Kėshtu qė pėllumbi ilir ėshtė stėrgjyshi i shumė racave, sidomos nė grupin e pėllumbave me ngjyrė. Anglia dhe Gjermania njihen si shtetet tė cilat e kultivuan nė origjinalitet dhe e ruajtėn nė trajtėn e pa ndryshuar deri nė ditėt e sotme.
Anglia kultivoi pėllumbin me ngjyrė bakri, kurse Gjermania atė me ngjyrė tė verdhė (ari).
Ndėrtimi trupor:
Ka njė pamje tė lidhur natyrore, i hollė ,elegant dhe shumė lėvizės.

Pėrshkrimi i racės:
Ėshtė i hollė, i fuqishėm dhe me njė ballė tė rrafshėt.
Xhufkėn e ka tė mpreht ė (maj ė ) dhe puplat fillojnė tė mblidhen nga tė dy anėt e mbrapa kokės duke krijuar maj ė n e xhufkės e cila pėrfundon mbi horizontin e kokės.
I njejti pėrshkrin vlen dhe pėr pėllumbin pa xhufkė, vetėm se te ky lloj pėllumbi nė vend tė xhufkės pupulat lėshohen drejt qafės si tek ēdo pėllumb pa xhufkė.
Sytė i ka tė theksuar dhe ngjyrė portokalli.
Sqepi ėshtė mesatarisht i gjatė dhe ka ngjyrė tė verdhė nė tė bardhė dhe pjesa e fundit e maj ė s ėshtė mė e mbyllur.
Qafėn e ka tė gjatė dhe tė hollė,tė ngritur lart dhe me njė eleganc ė specifike.
Gjoksi ė sht ė i gjerė dhe i hedhur para.
Shpinėn e ka t ė gjerė dhe t ė pjerrtė deri te bishti.
Krahėt i ka tė gjatė dhe tė qėndrueshėm tė cilėt qėndrojnė mbi bishtin e tij.
Bishti vazhdon nga vija e shpinės dhe numėron 12 penda tė gjata dhe tė gjera.
Kėmbėt i ka tė mesme dhe pa pupla.
Puplat:
Kan ė njė shkėlqim metalik nė gjthė trupin dhe t ė jep pėrshtypjen e puplave tė gjelit.
Shkėlqimi i puplave reflektohet me ngjyra tė gjelbėra dhe vjollce.
Gabime t ė mundshme:
Kur ka njė trup tė dobėt apo tė shkurtėr, kur e ka sqepin t ė shkurtėr, kur xhufkėn e ka tė gjerė dhe kur nuk ka shkėlqim metalik nė gjithė trupin.
Vazhdon nga vija e shpinės dhe numėron 12 pupla tė gjata dhe tė gjera.
Enver Gashi
Studiues i pėllumbave tė racave
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Pėllumbi Ilir   Today at 11:48 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pėllumbi Ilir
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Gjeli Kosovar - Kosova Longcrower :: Shpezėt Shtėpiake :: lloje tė tjera tė shpezėve shtepiake :: Pėllumbat-
Kėrce tek: