BallinaBallina  ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Tė nderuar anėtarė dhe vizitor, sė shpejti do tė aktivizohet domain-i me emrin gjelikosovar. Ju ftojmė tė sjellni shėnime pėr kėtė rac autoktone si dhe per sportet tjera. Tė nderuar anėtarė megjithėse administratorėt dhe moderatorėt e kėtij forumi do mundohen tė fshijnė ose redaktojnė shkrime tė kundėrshtueshme sa mė parė, mirpo ėshtė e pamundur qė tė rishikohet cdo mesazh. Prandaj ju duhet tė kuptoni se mesazhet e postuara nė kėtė forum janė shprehje e opinionit tė autorit dhe jo tė administratorit, moderatorėve apo webmasterit (pėrvec rasteve kur kėta tė fundit janė autorė tė shkrimeve) dhe ata nuk mund tė mbahen pėrgjegjės.  Ju falenderojme, stafi i forumit !

Share | 
 

 Krapi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Luki
Administrator


Numri i postimeve : 179
Age : 56
Lokacioni : Prishtinė
Registration date : 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: Krapi   Wed Jan 05, 2011 5:22 pm

Peshkimi i krapit gjatė natės
Peshkimi gjatė natės nuk mund tė improvizohet,por duhet qė nata tė kaloj nė me peshkim tė suksesshėm dhe qė disponimi tė jetė i mirė paraprakisht tė pregaditet ēdo detal.
Zakonisht peshkimi i natės – vazhdohet peshkimi i filluar ditėn e mė sė miri peshkimi i filluar nė mėngjez.
Preferohet zgjedhja e lokacionit i cili ėshtė i pėrshtatshėm pėr peshkim, i cili ka hapsirė tė mjaftueshme, nė mėnyrė qė natėn mos tė ketė peripeti tė ndryshme,dhe jo tė kėndshme. Gjithmonė duhet patur kohė tė mjaftueshme qė gjatė ditės tė pregaditen tė gjitha tė nevojshmet, si janė vendosja e shatorit nė vend tė pėrshtatshėm, dhe nė largėsi optimale nga shtagat 2-3 metra , nė mėnyrė qė edhe nga shatorri tė ndėgjohen alarmet dhe tė vėrehen swingerat.
Nevoitet nje kontroll i detajuar i tė gjitha paisjeve para territ, dhe tė dihet se nė cilin vend nėse tė nevoten do ti gjejshė mė lehtė.
Nė botėn bashkėkohore pėrdoren edhe tapa tė ndriēura me qėllim tė caktimit tė lokacionit tė shtagave tė hedhura nėpėr dritė.
Mundėsisht edhe me marker tė shenjėzohet peni mbi shenjėzimin e gjatėsisė sė shtagės sė hedhur, nė mėnyrė qė nėse nevoitet tė njėjtėn shtagė me e nxjerrė dhe me e gjuajt pra tė dihet largėsia.Poashtu preferohet tė bėhen tė gatshme disa grepa tė lidhur, sė bashku me karrem (boila, misėr apo varėsisht se me ēka peshkon), nė rast nevoje vetėm lidhet nė karabinjer,pra zevendėsohet grepi paraprak i humbur apo i dėmtuar.Por poshtu edhe disa qese te cilat shkrihen,ne rast te rigjuajtjes sė shtagės.
Ushqimin e fundit mirė kishte me qenė me e hudh diku para territ nė mėnyrė qė gjatė natės tė mos shqetėsohet vendi i peshkimit apo tė ushqehet vendi ndoshta edhe gabimisht.
Pra nė karrikėn e mirė tė vendosur nė vend tė mirė, mundėsisht duke pi qaj apo kafe mund tė priten pra vetėm bipat.(ata tė pandėrprerėt)
Rrethorės 1,2 tė lodh gjumi,mirė ėshtė edhe nė atė kohė me ra me pushue ,por qefi i im me qenė zgjuar para se tė agoj.
Me hy nė shatorr me u shtri, me u fut nė thes,dhe eventualisht me u mbulue me diēka tė sepse nata ėshtė e freskėt.
Per veti po flas mė nevoiten 10 sekonda tė dal prej thesit, nėse ėshtė nevoja.
Ndodh qė edhe ka raste kur nuk mundesh me e gjet derėn e shatorrit, patjetėr ta kesh afėr baterinė. Eshtė rrezik me ata shatorra tė cilėt i kanė dy dalje, se edhe aty e gabon daljen.
Peshkim i natėn eshtė peshkim shumė i mirė e i qetė, sidomos nėse ke shoqėri tė mirė, pra edhe pa shoqėri tė mirė sigurisht se asnjėri prej nesh nuk shkon nė peshkim.
Peshkimin natėn nga pėrvoja ime, zakonisht e kemi bėrė nė Radoniq, nė Vėrmicė dhe nė Batllavė. Shumicėn e herave tė peshkimit natėn, mė mirė kemi kaluar natėn se sa ditėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Luki
Administrator


Numri i postimeve : 179
Age : 56
Lokacioni : Prishtinė
Registration date : 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: Krapi   Wed Jan 05, 2011 5:23 pm

Peshkimi i krapit nė Pranverė

Padyshim se pranvera ėshtė njė ndėr periudhat mė tė mira tė peshkimit, pra sidomos nė liqene.nė kėtė stinė vendi i peshkimit mė tė mirė duhet ti pėrmbush tri karakteristika:
- fundi i mbushur me bari nėnujor,pra cekt ku thellsia ėshtė mė e vogėl se sa nė hapsirat tjera, pra 2-4 metra
-kjo cektinė duhet tė jetė nė pjesėn ku vazhdimisht e nxen dielli, apo e rreh dielli, dhe
-kjo pjesė duhet tė jetė nė ato hapsira ku nuk preket nga erėrat ( si themi ne po fryen veriu)

Me rrezet e para te diellit fillon gjallerimi i botes nėnėujore.Bimet e ujit fillojnė tė rriten, plangtonet fillojnė tė shumzohen,kurse krapi fillon lėvizjet e tij nė kėrkim tė ushqimit.Ndėrmjet prillit dhe majit fillojnė tė grumbullohen nėpėr gjij dhe gjithkund ku uji fillon tė ngrohet mė shpejt.Pėr njė periudhė tė shkurtė kohopre ata duhet tė ripėrtrijne dhe kthejnė peshėn e humbur dhe energjinė e cila ju ėshtė mėsė e nevojshme pėr periudhėn e shumimit

Nė kushtet tona Kosovare liqejt qė i plotėsojnė kėto specifika tė cilat i ceka mė sipėr, mund tė jetė
Liqeni i Vasilevės, Liqeni i Radoniqit por edhe Liqeni i Vėrrmicės.

Nga kėto unė dhe shokėt e mij e preferojmė Liqenin e Radoniqit, por edhe tė Vėrrmicės.
Nė liqenin e Radoniqit peshkojmė nė thellėsi, dhe ate jo fort larg bregut, unė pėr vehte zakonisht njė shkop e gjuaj pak mė larg, me misėr gjysėm tė zier (njė numėr i madh i peshkatarėve peshkojnė me Feder me kaqamak, dhe arrijnė rezultate tė mira)

Nė Liqenin e Vėrrmicės me sonar nė barkė,(edhe sonari ndoshta nuk duhet sepse krapi e identifikon vetėvehten me kėrcime) mund tė peshkohet shumė mirė nė pjesėn menjėherė pėrfundi restoraneve, dikund nė thellsinė deri 4-5 metra me tapė rreshqitėse apo vagler, pra me misėr tė konzervave.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Luki
Administrator


Numri i postimeve : 179
Age : 56
Lokacioni : Prishtinė
Registration date : 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: Krapi   Wed Jan 19, 2011 3:57 pm

Prej kafshimit (therjes) sė krapit deri te futja e tij nė spilar
E pashė tė arsyeshme kėtė temė ta diskutojmė sepse konsideroj se ėshtė shumė me rėndėsi nė peshkimin e krapit.Po shprehem nė aspektin sportiv sepse lufta me krapin zakonisht zgjatė shumė dhe fitohet me poena e kurrsesi me nokaut, pėrkundrazi ajo fitohet me lodhjen graduale tė krapit dhe deri nė futjen e tij nė spilar.
Duhet patur parasysh se njė krap prej 10 kg, ka njė moshė tė konsiderueshme, sigurisht se ma tepėr se 10 vite, dhe pėr tė arritur tė mbijetoj, ėshtė shumė e kjartė se tėra kėto vite ai edhe ka arrijt ti hetoj dhe mėsoj kurthat tona.Eshtė dinak dhe i pabesueshėm, e njef nė mėnyrė perfekte vendbanimin e tij, dhe njė krap njėherė i therrur do tė provoj tė pamundurėn qė tė lirohet, duke u munduar pėr ta kėputur penin, duke u munduar tė ikė nė thellėsi,duke kėrcyer mbi ujė,duke u rrotulluar e ngjajshėm.Pėr ta nxjerrė jashtė ujit, peshkatari duhet ta kontrolloj mirė lėvizjen e krapit por edhe sjelljet dhe lėvizjet i tija, sepse njė gabim i vogėl dhe njė sjellje e pakontrolluar do tė rezultojė me dėshtim.Gjatė luftės me krapin, peshkatari nė ēdo aspekt duhet tė dominojė me situatėn, gradualisht duke e lodhur ate dhe duke i bėrė rezistencė tė nevojshme, por kursesi rezistencė tė tepėrt nė mėnyrė qė mos tė vie deri kėputjae penit, apo ēkyerja e gojės dhe lirimit tė krapit.
Kafshimi dhe kontra e cila pason pas kafshimit varet prej llojit tė sistemit i cili pėrdoret,dhe pra sjelljes-lėvizjeve tė peshkut.
Te sistemi Vetėtherrės (po e quaj ashtu) vėshtirė ėshtė vlerėsimi i momentit kur krapi e ka kafshuar dhe pėrbi grepin sepse ketu krapi vet therret.Kontrimi te ky sistem edhe nuk ka efekt.
Te sistemi Rrėshqitės, shpesh vizuelisht e vėrejmė kafshimin,peni fillon tė tensionohet, Kinderi te ngritet dhe alarmi tė alarmoj situatėn.Tamam nė atė moment edhe krapi e ka marrė karremin, mirėpo ende nuk ėshtė therrė,pra duhet shpejt por jo me forcė tė reagohet.Secila lėvizje duhet tė kontrollohet dhe tė jetė e paramenduar, pra freni tė mbyllet (baitrunneri) dhe njė kontėr e butė, dhe mbajtja e peshkut nėn tension nė mėnyrė qė llufti i maqinės tė punoj dhe varėsisht nga ky lluft sa e merr peshku e dijmė,korigjojmė,dallojmė madhėsinė, fuqine dhe lodhjen e tij,pra duke e ofruar nė drejtim tė bregut.
Te sistemi Kafshimi nė kthim (po e quaj ashtu) ėshtė karakteristike se kjo manifestohet me lajmėrimin e disa Bip-ave, lėshimin e kinderit teposhtė dhe kėshtu qė pas kėsaj nuk vėrehet asgjė.Nė kėto raste preferohet mbajtjae shkopit nė drejtim tė orės 11,duke e mbshtjelluar maqinėn, dhe nė momentin kur ven kontaktin me peshkun e banė njė kontėr pra me penin nėn tension,dhe me shkopin e kthyer anash. Kafshimi nė kthim do tė thotė se ėshtė nė rastet kur krapi pas kafshimit lėviz nė drejtim tė peshkatarit, pas pėrbirjes sė karremit dhe grepit.
Lufta me krapin, pra duhet tė filloj sa mė parė tė jetė e mundur, duhet pamundėsuar krapit qė tė lėvizė me shpejtėsinė e plotė tė tij, nė mėnyrė tė parandalimit tė mundėsisė sė bllokimit tė sistemit apo futjes sė tij nė strehimoret e krapit.Minutat e parė janė shumė tė rrezikshėm sepse krapi e venė tėrė forcėn e tij nė dispozicion, pra edhe nuk duhet tė ndalet gjthsesi por vetėm tė ngadalsohet, sepse mund tė vij deri tė kėputja e penit.Preferohet ngadalsimi i tij gradual me tendencė tė humbjes sė baraspeshės sė tij, nėse shkon nė tė djathtė shkopi duhet tė kthehet nė tė majtė dhe anasjelltas.Stategjia e lodhjes sė tij konsiston nė ate se krapi duhet tė lodhet mirė e mirė nė largėsi nga bregu sepse sa mė e madhe tė jetė distanca mes peshkatarit dhe krapit, aq mė e madhe do tė jetė elasticiteti i penit, i shtagės dhe kjo mundėsi e cila zvoglon hapsirėn e gabimeve eventuale qė mund tė ndodhin gjatė manevrimit.
Ėshtė shumė me rėndėsi tė mbahet kontakti permanent me peshkun, pra nė tension. Shkopi mbahet nė drejtim tė orės 11 (apo 45 shkallė) nė raport me sipėrfaqen e ujit, kurse me kėtė rast peni ban kandin 90 shkallė me shkopin, dhe kėto elemente plotsohen mes vehte dhe zvoglojnė dhe dobėsojnė tentimet ikjes sė krapit
Nė shenjat e para tė lodhjes fillon faza tjetėr te e cila fillojmė me shkop edhe ta bėjmė terjekjen e krapit, pra nga pozicioni 20 shkalė deri te pozicioni 90 shkallė i shkopit, e nė dėrkohė me shpejtėsi tė mblidhet peni nė maqinė, dhe kėshtu me radhė.Kjo situatė e detyron krapin para afrimit afėr bregut tė dalė nė sipėrfaqe .
Prej fillimit tė peshkimit spilari duhet tė jetė nė vendin e vet, pra nė afėrsi, nė atė mėnyrė qė krapi mos tė futet nė shkopinjėt tjerė dhe ti pėrziej ata.Spilari rrjeta e tij, duhe tė laget paraprakisht nė mėnyqė qė mos tė notoj mbi ujė. Kur krapi arrinė nė largėsinė 5 - 6 m nga bregu fillon tė ngrehet lehtė gjithnjė kokėn mbi sipėrfaqe tė ujit nė mėnyrė qė tė rreshqet mbi sipėrfaqe dhe duke lejuar tė lėvizė djathtas majtas, prap gjithnjė mbi sipėrfaqe.Spilarin gjatė kėsaj kohe nuk duhet lėvizur dhe duhet tė mbahet me dorė tė majtė.Mė nė fund spilari mund tė ngritet tek atėherė kur peshku ėshtė nė tėrėsi pėrmbi te, dhe vetėm tė tėrhiqet mbi sipėrfaqe e kursesi tė ngitet mbi sipėrfaqe tė ujit.
Pasi tė nxirret krapi nga uji i nxirret grepi dhe vendoset rrjetėn tjetėr ruajtėse e cila lėshohet ne ujė.
Rrjeta ruajtėse mė e mira ėshtė tė jetė ngjyrė tė zezė, sepse pas luftės sė krapit atij i mundėson pushim tė rehatshėm, dhe gjithnjė do tė jetė i freskėt, pra edhe nė terr krapi e ndien vehten mė tė sigurt dhe nuk reziston .Mbajtja nė kohė tė gjatė e krapit nė rrjetė, apo mbajtja e tyre nė numėr mė tė madh ate nė mėnyrė tė konsiderueshme e dėmton.
Pėr ata peshkatarėt qė janė tamam peshkatarė , pra qė e praktikojnė lėshimin e krapit, pra me rastin e nxjerrjes nga uji ai fillimisht vendoset nė dyshek, matet, eventualisht fotografohesh me tė dhe ngadalė e lėshon nė ujė nė mėnyrė qė mos tė dėmtohet
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Luki
Administrator


Numri i postimeve : 179
Age : 56
Lokacioni : Prishtinė
Registration date : 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: Krapi   Fri Jan 28, 2011 4:55 pm

Sistemet e peshkimit tė Krapit

Egzistojnė disa lloje tė sistemeve me tė cilat peshkohet krapi, nė vijim po i paraqes disa nga ato sisteme.

Sistemet e peshkimit tė krapit

Nė vendet e peshkimit ku zakonisht kapen grepat, kėputen si pasojė e fundit tė liqenit ndėrsa peshkoni dhe dėshironi tė peshkoni nė atė vend, preferohet sistemi kėputės i penit (najllonit).Ky sistem ka tė bėjė me ate se nė pjesėn prej grepit deri te plumbi vendoset peni i gjatėsisė mė tė hollė, bile pėr 0.004 mė i hollė se peni kryesor nė mėnyrė qė nėse vie deri te bllokimi tė kėputet kjo pjesė e penit dhe pjesa tjetėr e montazhės sė sistemit tė shpėtojė.

Sistemi rrėshqitės



Nė tė gjitha ujrat kur ėshtė lagrėsia e peshkimit deri nė 50 metra, sistemi rreshqitės mundėson qė tė mashtrohen dhe kapėn edhe pėshqit mė tė kujdesshėm, nga arsyeja se mundėson marrjen – thithjen e karremit dhe pėr disa sekonda krapi tė mos hetojė fare rezistencė apo dyshim.Preferohet largėsia deri tė plumbi deri 40 cm. kurse pesha e plumbit 40 - 50 gram.Preferohet qė menjėherė tė kontrohet nė mėnyrė qė tė therret krapi.

Sistem i ngritur



Ėshtė shume e ndieshme tė shfrytėzohet montazhi klasik nė vendet ku ka lloq, lymi, mbeturina nė fund tė liqenit. Kėto mbeturina mund tė ngjiten lehtė pėr grep apo grepi tė sharrojė dhe mos tė duket fare.Disa peshkatar e pėrdorin sistemin e ngritur i cili mundėson qė nga sipėrfaqja e lymit, tė ngritet grepi sė bashku me karrem.Poashtu edhe plumbi mund tė pėrdoret aso forme qė mė pak sharron nė kėtė lym.Karremi qė mund tė pėrdoret ėshtė boilat notuese, apo nė kushtet tona improvizohet kėshtu: 2 kokrra misėr anash 1 cop stiropor nė formė tė kokrrės nė mes, i cili pra mundėson ngritjen e grepit sė bashku me karrėm nga dyshemeja.Para hudhjes sė grepave, provoje nė afėrsi se si funkcionon kjo.

Sistemi Helikopter



Ky sistem mundėson peshkimin nė largėsi tė mėdha pa rrezikun e mundėsisė qė sistemi tė pshtillet gjatė gjuajtjes.Plumbi nė formė tė raketės 100 gram me formė aerodinamike e tėrhjek me vehte tėrė gypi i silikonit deri 50 cm nė pjesėn e sipėrme bllokohet me plumba tė vegjėl 5 gramsh kurse poshtė vehet amortizues nė mes tė gypit dhe hallkės ku ngjitet plumbi.
Peni i gjatė 20-25 cm direkt lidhet me hallkėn.Plumbat e vegjėl 5 gramsha mundėsojnė qė gypi tė palohet i tėri nė dysheme, dhe me kafshim inercioni i motazhės mundėson vettherrjen e peshkut.Duhet patur kujdes qė largėsisė dhe hudhjes sė sistemit t’i pėrshtatet trashėsia e penit, minimum 030 mm, sepse gjatė hudhjes mund tė kėputet.

Anti-tegl apo sistemi vetėtherrės





Ky sistem ėshtė i paramenduar qė tė kufizoj numrin e kafshimeve tė pa suksesshme tė cilat mund tė lajmėrohen gjatė peshkimit tė krapit, tek rastet kur pėrsėritet thithja marrja e karremit dhe hudhja e tij nga goja e krapit.
Parimi i kėtij sistemi ėshtė vendosja e plumbit fiks, tė rėndė 80 deri 150 gram.Inercioni i kėtij sistemi mundėson qė posa ta fus karremin dhe grepin nė gojė krapi, grepi i ngulet nė gojė, dhe nga kjo edhe sistemi quhet sistemi vetėtherrės

Anti-tegl ėshtė gypi ibutė plastik nė gjatėsi 10 cm e cila shėrben pėr tu mos pshtjellur montazha,dhe ngjitet nė najllon nė fund e ka njė plumb i vogėl dhe nga ana e poshtme nė karabinjer apo hallkė.
Shtoperi nė kėtė rast plumbi i vogėl nė fund dhe karabinjerit kurse plumbi mė poshtė se mesi i gypit plastik i lidhur me hallkė pėr gypi mundėsojnė peshkimin e dėshiruar pa telashe.Tek ky sistem preferohet diku 15 deri 25 cm largėsia e grepit.

Sistemi notues





Ka raste kur edhe bari i ujit e mbulojnė fundin e liqenit , por edhe kalon lartėsinė 50 cm.Kėto zona janė atraktive pėr krapin dhe nė kėto zona ata e ndiejnė vehten tė sigurtė . Sistemi notues mundėson eshkim tė suksesshėm nė cilėn do thellėsi,apo edhe nė afėrsi tė sipėrfaqes.Nevoitet plumb oval i gjatė me peshė aq sa e stabilizon sistemin tė bllokuar nga tė dy anėt me shtoper (plumb tė vegjėl) dhe boilat notuese apo siq e pėrshkrova mė sipėr misėr stiropor misėr. Largėsia nė mes karremit dhe plumbit varet nga thellėsia e preferuar,nė tė cilėn konsideroni se lėviz krapi.Pasi qė plumbi ėshtė i bllokuar nga tė dy anėt nė fund, nuk nevoitet kontrimi,sepse krapi therret sipas sistemit vetėtherrės.


Edituar pėr herė tė fundit nga Luki nė Mon Jun 25, 2012 11:00 am, edituar 4 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Luki
Administrator


Numri i postimeve : 179
Age : 56
Lokacioni : Prishtinė
Registration date : 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: Krapi   Mon Mar 28, 2011 10:08 am

Zgjedhja e vendit te peshkimit dhe pėrdorimi i markerėve tė ndryshėm nė peshkimin e Krapit


Nė peshkimin e krapit me rėndėsi ėshtė zgjedhja e karremit, sistemi,takitika e ushqimit, por faktor vendimtar i suksesit dhe mossusksesit qėndron nė zgjedhjen e vendit tė peshkimit.
Disa orė tė kaluara nė hulumtimin e terenit nuk do tė thotė humbje kohe,sepse edhe nė vendin e njohur, zgjedhja e pozicionit tė peshkimit nuk ėshtė e lehtė, e mos tė flasim nė terenin e panjohur.
Gabimi themelor ėshtė nė ate se peshkatari e zgjedh poziconin aty ku vetė e ka mė se lehti dhe me sė miri pėr vetvehtene qė kjo nėnkuptonse nuk do tė thotė se aty do tė ketė peshk, apo aty tė qarkullon peshku.Egzistojnė disa mėnyra tė caktimit tė lokacionit ku ėshtė krapi apo vendstrehimi ku ai mė sė shumti e kalon kohėn,apo ku qarkullon ai.

Ato janė, vendet ku ka drunj, cunga tė tė cilėt gjenden nė fund tė liqenit, oaza tė barit, trska,shtylla tė ndryshme (psh si tėndonjė ure) apo konstrukcione tė ngjajshme.
Kėtu krapi nuk gjen vetėm strehim por edhe ushqimin e tij tė preferuar,sepse kdrunjėt, cungat e ndryshėm afėr tyre ka mjaft gaforre dhe kėrmij.

Vendet ku zakonisht krapi ushqehet , vendet e ndryshme nėnujore, pjerrtėsinat nė lumenj apo liqej ku zakonisht ushqimi rreshqet.

Cektinat me barė tė rritur, ku edhe krapi e kryen periudhėn e shumimit, sepse kėto vende shpesh vizitohen edhe pas hedhjes sė ikrės,pra kėtu mund tė gjendet edhe nė cektina tė vogla.

Stazat e peshkut (linjat e marshutės ditore tė krapit) nėpėr tė cilat lėviz nga vendi ku strehohet deri nė vendin ku gjen ushqim.

Vendet e krijuara artificialisht pėr ushqim, pra vendi i zgjedhur i cili nė mėnyrė konstante por jo tė tepruar ushqehet deri sa krapi tė mėsohet tė vij nė atė vend,pozicion.
Nėse tereni pėr ju ėshtė i panjohur, preferohet hulumtimi i terenit me Sonar me tė cilin identifikohet tereni posht i peshkimit, por edhe qarkullimi i peshkut ne atė pjesė.Duhet tė pėrcillet rrethina dhe bash ēdo detal tė studiohet duke filluar prej vendeve tė peshkimit nė breg, mbeturinave tė ushqimit nė breg dhe informatave si ajo: a ka peshkuar dikush aty dhe ēfarė rezultate tė peshkimit ka patur.

Rol nė shqyrtimin e reljefit tė terenit-fundit tė liqenit ka edhe Shkopi marker.Ai nuk ėshtė i domosdoshėm por ėshtė mjaft i dobishėm.Ky shkop pra ėshtė shkop i thjesht pėr peshkimiin e krapit i gjatėsisė 3.6 m me 2,75 Lb, me tė cilin e hudhni tapėn nė largėsi tė konsiderueshme , pėr largėsi edhe mė tė mėdha shfrytėzoni shkopin 3.9 me 4 Lb, dhe plumbin me peshė prej 140 g me tė cilat mund tė gjuhet 100 e pėrmbi metra Pėr marker mirė do tė ishtė maqina baitrunner.Me rėndėsi ėshtė qė nė shpullne tė jetė shenja nė mėnyrė qė tmarkeri tė hudhet gjithnjė nė largėsi tė njėjtė.
Kur ėshtė nė pyetje peni mė sė miri ėshtė tė shfrytėzohet peni hibron i trashėsisė 0,20 mm. Egziston edhe hibron i veqantė pėr marker.
Markeri janė zakonisht tapa tė mėdha tė formave tė ndryshme, dhe nga markeri kėrkohet qė tė ketė:
- aerodinamika tė mirė - pėr gjuajtje tė largeta nė formė tė zgjatur
- dalje tė shpejtė mbi sipėrfaqe -
- dukshmėri, ngjyrė tė dukshme, duke ju refreruar ngjyrave e zezė pėr kohė me diell,,e kuqe pėr kohė tė vranėt dhe e verdhe pėr pasdite para territ
Zgjedhja e plumbit asi forme qė shkon mė largė dhe mė lehtė gjatė gjuajtjes

Egzistojnė edhe marker tė ndryshėm tė formave tė ndryshme – tė cilėt shifen edhe natėn

Pra edhe modele tė tjera mund tė pėrdoren tė cilat nė vendin e caktuar mund tė qitėn me barkė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Luki
Administrator


Numri i postimeve : 179
Age : 56
Lokacioni : Prishtinė
Registration date : 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: Krapi   Mon Mar 28, 2011 12:19 pm

Joshja e krapit me Aroma

Nė peshkimin e krapit tek zgjedhja e erėrave dhe aromave sikurse tė boilave apo misrit zakonisht pėrdorim aroma tė cilat kundėrmojnė aromė tė kėndshme, kurse ato qė kundėrmojnė erė tė pa kėndshme i eliminojmė, kjo mund tė jetė gabim !
Krapi nuk e ka sistemin e njėjtė nuhatės sikurse ne, dhe nuk e zgjedh ushqimin sipas parimit me aromė tė kėndshme apo tė pakėndshme.Me fjalė tė tjera, nėse njė krap ėshtė zėnė disa herė me aromė tė dredhėzės dhe pas saj ėshtė liruar, me kohė ai do tė jetė i kujdesshėm dhe do tė refuzoj ushqimin dhe karremin me aromė tė dredhėzės, nė kėtė rast ēdo ushqim me aromė tjetėr do tė ketė pėrparsi.
Nga ky aspekt patjetėr se nė vazhdimsi duhet tė provohen aroma tė reja,kėshtu qė nevoitet edhe nė misėr edhe nė ushqimet me tė cilat mendojmė tė ushqejmė vendin apo tė peshkojmė tė provohet me aroma nxitėse – tė kėndshme.

Aroma tė ndryshme ( nė baza tė sojės) tė cilėt janė tė destinuar pėr ushqimin e njėrėzve dhe mund tė gjenden nė shitore tė artikujve ushqimorė apo nė shitore tė specializuara., pra aroma pikante, tė cilat karakterizohen me aroma tė vėshtira tė rėnda, por kjo nuk duhet t’ju dekurajoj , sepse duke peshkuar nė vendet e zakonshme tona tė peshkimit mund ta vėrejmė se do tė ketė mė shumė kafshime se sa tek peshkataret qė nuk i pėrmbahen apo nuk i pėrdorin keto aroma.
Nė kėtė mėnyrė misri i aromatizuar mund tė pėrdoret edhe pėr ngashnim, edhe pėr peshkim tė krapit, gjatė temperaturave tė nxehta pjesa e tepruar tė ruhet nė frigorifer deri nė ushqimin-peshkimin e ardhshėm.
Aditivėt e kėtillė shtohen nė ushqim misėr apo boilla nė pėrqindje 5 deri 10 %.
(teksti i mėsipėrm vlen kryesisht pėr ata qė i nxajnė dhe i lėshojnė - catch and release).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
rusi



Numri i postimeve : 9
Registration date : 16/10/2009

MesazhTitulli: Re: Krapi   Tue Apr 05, 2011 5:15 pm

http://img854.imageshack.us/i/rusi.jpg/ qe ni krap me 03.04.2011 krapi ka peshu 11.2 kg
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
fan



Numri i postimeve : 45
Age : 46
Lokacioni : shkup.
Registration date : 17/01/2011

MesazhTitulli: Re: Krapi   Sat May 14, 2011 10:32 pm

http://www.youtube.com/watch?v=k78TGisuCMk
qe edhe un kom kap nja por asht i vogel
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
fan



Numri i postimeve : 45
Age : 46
Lokacioni : shkup.
Registration date : 17/01/2011

MesazhTitulli: Re: Krapi   Sat May 14, 2011 10:33 pm

ja edhe un kom kap nja
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
fan



Numri i postimeve : 45
Age : 46
Lokacioni : shkup.
Registration date : 17/01/2011

MesazhTitulli: Re: Krapi   Sat May 14, 2011 10:42 pm

http://www.youtube.com/watch?v=vDW7CI1D5Is&feature=player_profilepageja ja pra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Pleri



Numri i postimeve : 2
Registration date : 18/10/2011

MesazhTitulli: Re: Krapi   Tue Oct 18, 2011 5:59 pm

ne cilen periudh te vitit peshkohet Krapi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Luki
Administrator


Numri i postimeve : 179
Age : 56
Lokacioni : Prishtinė
Registration date : 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: Krapi   Thu Oct 20, 2011 11:47 am

Pershendetje i nderuar,



Krapi eshte aktiv prej gjysmes se Prillit dhe deri ne ngricat e vjeshtes se vonshme (nuk do te thote qe eshte strikte kjo periudhe ka raste te demantimit), kryesisht aktiviteti i ketij lloj peshku por edhe te llojeve te tjera varet nga temperatura e ujit.

Ne literature thuhet se ne temperature nen 8 grade (plus) krapi nuk merr ushqim.



Periudha e muajit Maj eshte ndalesa e peshkimit te ketij lloj peshku, pasi qe ne kete periudhe eshte koha e shumzimit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Pleri



Numri i postimeve : 2
Registration date : 18/10/2011

MesazhTitulli: Re: Krapi   Sun Oct 23, 2011 1:51 pm

FLm shum per kshillen dhe skjarimin e pyetjes time, se une tani i kam ber paisjet per peshkimin e krapit.

Edhe ni pytje deshta me te pyet nese ka mundsi, peshkimi i krapit me boilies a ka sukses, apo me e praktiku sistemin me ushqim te perzier boilies dhe miser apo ndonje sygjerim nga ana e juaj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Luki
Administrator


Numri i postimeve : 179
Age : 56
Lokacioni : Prishtinė
Registration date : 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: Krapi   Mon Oct 24, 2011 2:23 pm

Pėrshendetje,

Nga literatura dhe nga pervoja ime mund tė them se krapi eshhte peshk i cili per nga menyra e ushqimit dallon nga llojet e tjera te peshqve.Nė hundėt e tij janė tė vendosur fije tė holla apo ti quaj super Senzorė me tė cilėt ai nuhat ushqimin dhe e dallon shijen, e qė kjo e bėnė me senzitiv se llojet tė tjera tė peshqve.
Po te mos ishte keshtu, si i gjen ai kokrrat tona gjate peshkimit naten.

Misri eshte shume i ushqyeshem dhe lehte tretet nga organizmi i Krapit.Por edhe ekonomikisht eshte i pershtatshem per peshkatarin
Percaktohuni per kombinimin miser-boila, preferohet gjate kombinimit te tyre ne ujie te qiteti 5 deri 10 % arome e cila eshte identike me aromen e boilave.Nese ne vend te boilave deshironi te kombinoni misrin me fara, kokrra te tjera ne kete rast fara te Konopit (fare e litarit tek ne gjendet pak me rralle) keto te dyja duhet te zihen bashke
Me se miri eshte te qitet aroma e caktuar apo edhe me thjesht nje sasi e mjaltes. Poashtu mundet gjatė zierjes te qitet edhe ndonje boile me arome te caktuar dhe te zihen se bashku.
Te gjitha ushqimet me aroma jane te mira, pra misri eshte ekonomikisht me perballueshem per kushtet tona.Ēka eshte me rendesi, me secilen prej ketyre aromave duhet paraprakisht ta mesojme krapin.
Edhe tjetra veq miser gjysem i zier, mjafton nese e ke mesuar krapin me te,sepse edhe vet misri e ka aromen e vet,veshtire eshte me me bind se krapi do ta kaloj misrin dhe nuk do ta merr.Ka shume postime ne you tube te peshkimit te krapit me miser, dhe menyres se marrjes se karremit.
Aromat e bajne te vehten, sipas mendimit tim, sepse ne thellsine dhe brendine e ujit nga nje distance e konsiderueshme mund te joshet krapi, pra ate marshuten e perditshme te zakonshme te cilen e pershkon ai gjate dites, me aroma joshese mund ta bindesh krapin se ja vlen ai qe ta devijoj kete marshute dhe te vij tek ushqimi i pregaditur me arome, pra te vij me shpejt dhe te qendon edhe me gjate.



klm
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Luki
Administrator


Numri i postimeve : 179
Age : 56
Lokacioni : Prishtinė
Registration date : 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: Krapi   Mon Nov 14, 2011 4:28 pm

Zgjedhja e shkopinjėve pėr peshkimin e krapit



Shkopinjėt pėr peshkimin e Krapit para se gjithash ėshtė mjet me tė cilin I mundėsohet peshkatarit qė nė situatat e caktuara tė adoptohet nė peshkim, njėkohsisht ėshtė partner I tij nė tė cilin ai mund tė bazohetgjatė peshkimit dhe poashtu I pershtaten ne teresi edhe temperamentit te tij.Mė shumė se secili lloj tjetėr I peshkimit peshkimi I krapit I nėnshtrohet tė shprehem kėshtu fenomenit tė modes, duke patur parasysh se paisjet veq tė cilat I keni nė kėtė aspekt do tė vjetėrsohen nė njė periudhė tė shkurtė kohore.Pėr zgjedhjen e shkopit I cili do tju pėrshtatet, kėnaq dhe plotėsoj nė tėrėsi kėrkesat e juaja duhet tė jeni nė trend me kohėn me risitė si dhe tė pėrcjellni zhvillimet teknologjike tė materialeve nė bazė tė tė cilave mundėsohet nė treg tė dalin prodhime tė reja.

Orjentohuni nė drejtim tė prodhimeve tė sigurta tė cilat ju mundėsojnė qė njė kohė tė gjatė tė kėnaqeni nė investimin e juaj.

Secili lloj I shkopit posedon karakteristika teknike tė caktuara tė cilat I dedikohen kushteve tė caktuara tė peshkimit.


Me rastin e zgjedhjes tuaj duhet tė keni parasysh parametrat e caktuar.



Gjatėsia e shkopit tė peshkimit

Sot nė treg gjenden shkopinj pėr peshkimin e krapit tė gjatėsisė prej 12 deri 13 fita, apo 3,60 deri 3,90 m. Nė pėrgjithsi shkopinjėt me tė gjata janė mė tė pėrshtatshme pėr peshkim nė gjatėsi mė tė gjatė mbi 8O m, dhe nė vende ku imponohet luftė mė e ashpėr me peshkun, pra vende nė tė cilat egziston mundėsia e pshtjelljes sė peshkut nė ndonjė cung apo ngjajshėm.

Me shkop 12 fita apo 3.60 m mė lehtė manovrohet, dhe peshkohet nė ato vendė ku largėsia eshtė mė pak se 80 m dhe nė vende mė afėr bregut.

Egzistojnė shkopinj edhe mė tė shkurtėra por ato 10 fita apo 3 m tė cilat janė tė destinuara pėr peshkim prej barkės.




Forca e shkopit

Forca e stages shprehet me lbs (LB angleze = 0,45359 gram) dhe mund tė jete nga 2 deri 4 lbs, me vlerat e ndėrmjetme.Perveq gjatėsisė tė cilėn dėshirojmė ta arrijmė duhet kemi pra parasysh specificėn edhe tė vendit ku peshkojmė.

Nėse peshkojmė nėpėr lumej me njė rrjedhje tė madhe tė ujit, apo nė liqej ku nė vazhdimsi kemi erėra tė forta, do t’ju duhet shkop mė sė paku 3 lbs, kurse nėse peshkoni nėpėr liqej tė qetė, ku nuk ka erėra tė forta mundeni tė pėrdorni shkopin 2 e ½ lbs do t’ju mjaftoj.

Kompromisi I mire do tė ishte modeli I shkopit me force2 e ¾ lb I cili ju mundson gjuajtjen e sistemit me peshė deri 100 gr deri nė gjatėsi 100 m dhe poashtu luftė tė suksesshme me krapin deri 20 kg, e qė pėr kushtet tona kosovare mjafton.

Pėrndryshe mund tė zgjedhni 2 1/2lbs, 2 3/4lbs, 3lbs, nuk ju kasha sygjeruar shkopinmj mė tė fortė.

Akcioni i shkopit

Lakesa e shkopit tė cilėn e formon shkopi e cila I vie si pasojė ngarkesės gjatė terhjekjes sė krapit mund tė jetė; parabolike apo e lakueshme,gjysėm parabolike, apo e fortė.

Duke ju referuar akcionit tė shkopit ka diskrepanca ndėrmjet peshkatarėve qė peshkojnė krapin, pra duke patur parasysh se disa dėshirojnė qė tė hetojnė shkopin se si vepron me lakesėn e saj si amortizer dhe mundėson tė hetohet ēdo mėshim apo tentim I krapit pėr ikje. Pėrveq kėsaj lakueshmėria e shkopit e eviton edhe mundėsinė e thyerjes.

Disa dėshirojnė shkopinj me aksion mė tė forte me qėllim tė gjuejtjes mė tė largėt, mė precize nė gjatėsi mė tė mėdha.


Sipas kėsaj mund ti klasifikojmė si nė vijim:

Nė shkopinjt me aksion tė tipit A" lakohet pjesa e lart e shkopit ,maja

Nė shkopinjt me aksion tipit B ose semiparabolik hyn nė veprim mbi 3/4 e-shkopit
Nė shkopinjt me aksion C ose "parabolik" hyn ne veprim pothuajse e tėrė gjatėsinė


Zakonisht secili nga ne dėshiron ti ketė tri shkopet identike, dhe nė kėtė rast ėshtė mire qė tė shėnohen secila nga ato me shenja tė caktuara nė bazė tė tė cilave do tė mundni ti paketoni, apo pregaditni pėr peshkim nė mėnyrė qė mos t’ju pėrzihen sepse secila nga ato veq ėshtė pėrpunuar dhe pėrshtat me pjesėn tjetėr tė shkopit. (ėshtė fjala pėr shkopinj 2 pjesėshe apo 3 pjesėshe).

Pėrndryshe shkopinjėt Teleskopik pėr peshkimin e Krapit, I kanė karakteristikat e njėjta, por sa I pėrket transportit janė mė tė pėrshtatshėm, dhe sidomos pėr peshkim ditor, apo nė vende ku nuk mund tė depėrohet deri tė vendi I pėshkimit me shkopinj tė gjatė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Luki
Administrator


Numri i postimeve : 179
Age : 56
Lokacioni : Prishtinė
Registration date : 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: Krapi   Tue Nov 15, 2011 4:53 pm

Rod Podi



Rodpodi eshte paisja ku ne i vendosim shkopinjet e peshkimit.Ai mund te jete per 2-3 apo 4 shkopinje, varesisht se si peshkatari deshiron pra me sa shkopinje peshkon.
Une e kam Rodpodin Amiaud i cili mund te shifet edhe ne adresen e meposhtme, mirepo te njejtin e kam adoptuar per 4 shkopinj.
Secili prej nesh i ka ato premisat se ēka duhet ti permbushi nje paisje te cilen ai don ta perdore.Tek rasti im, pra kam pasur fat ne furnizimin me kete paisje pra, sepse rodpodi im i ploteson ama bash te gjitha kerkesat e mia. Peshkimi neper vende te ndryshme, gurina, pjerrtesi te medha deri 45 shkalle nuk paraqet problem me kete rodpod. Per mua eshte ideal. Eshte 3 kembesh qe per mendimin tim eshte perparsi ne raport me ēfaredo rodpodi tjeter 4 kembesh.
http://www.mur-tackle-shop.de/en/Fox-Stratos-FS-12000-MAG_137.html
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Luki
Administrator


Numri i postimeve : 179
Age : 56
Lokacioni : Prishtinė
Registration date : 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: Krapi   Tue Nov 15, 2011 4:59 pm

Makinat e peshkimit



Jane paisje te domosdoshme, dhe nga kualiteti i tyre varet shume edhe suksesi ne peshkim te krapit.

Me poshte po i pershkruaj disa nga karakteristikat e makinave te mia te peshkimit:

Keto jane maqinat e mia: Bait Runner DAM Quick SLR-FS860-870 FS SLR Super Long Range
Specifikat teknike:
• 7 Stainless Steel Ball Bearings
• 1 Instant Anti-Reverse® Ball Bearing
• High Impact ABS-Graphite-Material body
• Electroplated Polycarbonate side plates
• Computer balanced rotor with Anti-Vibro-System
• Worm Shaft System for perfect cross winding
• Long Distance Control Line Clip
• Oversized Anti-Twist line roller
• Stainless Steel ergonomic handle
• Micro adjustable Multi-Disc fight drag
• Micro adjustable Multi-Disc free spool system
• Waterproof Anti-dirt drag protection system
• Stainless Steel High-pressure main shaft
• High-grade Aluminium spool
• Aluminium spare spool (8BB) and
Graphite spare spool (5BB)

Model Weight Gear Ratio Line Capacity
870 FS 635 g 1:4,8 0,70 mm/100 m

Poashtu i kam edhe makinat te tjera te reja te cilat ende nuk i kam perdorur, edhe ato po i pershkruaj ne vijim:


Quick HPN 6 ball bearing Bait Runner

• Designed, engineered and tested in Germany!

• Free Spool System

• S-Curve oscillation gear (Pat. DE 4035846)

• Nitrate coated gear parts

• 1 Instant-Anti-Reverse needle bearing

• Housing and rotor made of tough ABS-Graphite

material

• Rotor with Anti-Vibro system

• Multi-Disc front or rear drag

• Micro drag adjustment

• Handle folding system

• Stainless steel axle

• Stainless steel bail with rest function

• Anti-Twist line roller

• Metal spool

• Graphite spare spool


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Krapi   Today at 11:51 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Krapi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Gjeli Kosovar - Kosova Longcrower :: Llojet e Peshkut nė ujrat e ėmbla :: Krapi (Cyprinus carpio)-
Kėrce tek: